Ballina Kronika Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, tre të plagosur

Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, tre të plagosur

Sot (10 janar), rreth orës 04 e 10 minuta, në autostradën Tetovë-Shkup ka ndodhur aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë vetura ,,BMW” me targa të Strumicës, të cilën e ka drejtuar 27- vjeçari M.E. nga Strumica dhe vetura ,,Folkcvagen Golf” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 38- vjeçari L.A. nga Tetova.
Në këtë aksident, drejtuesi i veturës ,,BMW” ka pësuar lëndime të rënda trupore, kurse drejtuesi i veturës ,,Golf” dhe shoqëruesi i tij 62-vjeçari A.A. nga Tetova, kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Tre personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore.
Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

Lajme tjera nga kronika:

Dje (9 janar), në ora 14 e 30 minuta, 50 vjeçarja L.N. nga Probishtipi me qëndrim të përkohshëm në Tetovë, ka denoncuar se më datë 8 janar të këtij viti, rreth orës 20 e 40 minuta, deri sa ka qenë duke punuar në një objekt hotelerik në rrugën ,,Ivo Ribar Lola” në Tetovë, ka qenë e sulmuar fizikisht nga 41- vjeçari N.S. nga Sellca e Tetovës.
Punohet në zbardhjen e plotë të rastit, me ç`rast do të pasojë edhe parashtresë adekuate.

Dje (9 janar), rreth orës 13.00, personi me inicialet B.F. 62-vjeç nga Gostivari në Sektorin për punë të brendshme Tetovë ka denoncuar se në periudhën prej datës 25- dhjetor të vitit të kaluar, deri më datë 09-dhjetor të këtij muaji, persona të panjohur kanë vjedhur olluqet e ,,Kadër xhamisë” me lokacion në rrugën ,,APJ” (JNA) në Gostivar.
Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Departamenti për punë të brendshme-Gostivar dhe merren masat për zbardhjen e rastit.

Dje (9 janar), në ora 14.00, në SPB Tetovë 55- vjeçarja Z.A. nga Tetova, ka denoncuar se një ditë më herët, rreth orës 08 e 30 minuta, në rrugën ,,Vëllezrit Milladinovi” në Tetovë, ka qenë e sulmuar dhe kafshuar në këmbën e majtë nga një qen i pastrehë.

Dje (9 janar), 62-vjeçari D.R. nga Reçica e Madhe e Tetovës, në SPB Tetovë ka denoncuar se, më datë 03 janar të këtij viti, rreth orës 15 e 15 minuta, në rrugën ,,Cvetan Dimov” në Tetovë, ka qenë i sulmuar dhe kafshaur në këmbën e majtë nga qen i pastrehë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews