Ballina Aktualitet Ajatollahu sulmon Shqipërinë? “Një vend i vogël europian por shumë i pabesë...

Ajatollahu sulmon Shqipërinë? “Një vend i vogël europian por shumë i pabesë komplotoi kundër nesh” (VIDEO)

Ajatollahu Ali Khamenei tha se Republika Islamike e Iranit duhet të njihte armiqtë e saj, duke lënë të nënkuptohej se mes tyre është dhe Shqipëria. Gjatë një fjalimi për të nderuar gjeneralin e vrarë Qasem Soleimani, Khamenei tha se në një shtet të vogël europian ishin përpjekur të komplotojë kundër Iranit.

“Në një vend europian, një vend i vogël europian por shumë i pabesë, një numër mercenarësh iranianë dhe tradhtarësh u bashkuan me disa të huaj dhe u përpoqën të konspironin kundër Republikës Islamike të Iranit dhe skema ishte e njëjta, për të rritur çmimin e karburanteve dhe njerëzit të dilnin në protesta”, tha Khamenei, por pa e përmendur emrin e Shqipërisë.

Nuk dihet me saktësi për çfarë konspiracioni flet Ajatollahu. Në vendin tonë ndodhet një kamp ku janë strehuar rreth 3000 pjesëtarë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK), ndërsa në 20 dhjetor 2019, shteti shqiptar dëboi ambasadorin e Iranit, Gholamhossein Mohammadnia dhe një diplomat të kësaj ambasade për cenim të sigurisë kombëtare.

Në tetor të vitit të kaluar, Policia shqiptare njoftoi zbulimin e një celule aktive terroriste të njësisë së operacioneve të jashtme të Forcave QUDS iraniane. Në atë kohë, drejtori i Policisë, Ardi Veliu, tha celula terroriste është gjithashtu përgjegjëse, mes të tjerash, për planin e muajit mars 2018 për kryerjen e një akti terrorist gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit, të frekuentuar nga anëtarë të nivelit të lartë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK), plan që u parandalua nga masat e shtuara të Policisë së Shtetit, falë informacioneve të sakta.

VIDEO bonus:
Loading...