Ballina Kultura Agron Tufa i shkruan Ramës: Unë u përballa me qentë e diktaturës,...

Agron Tufa i shkruan Ramës: Unë u përballa me qentë e diktaturës, ti duhej t’i bëje zap

Agron Tufa thotë se është përballur me qentë e diktaturës.

Në një postim në rrjetet sociale, ai publikon disa mesazhe për të cilat thotë se janë të të gjithë instancave më të larta në lidhje me kërcënimet me jetë që pretendon se janë bërë ndaj tij dhe familjes.

Reagimi i Agron Tufës:

Edi Rama, kur sulmohesha e kërcënohesha unë, familja, puna ime në ISKK dhe e kolegut tim Çelo Hoxha, iu drejtova instancave më të larta të reagonin. Dhe reagimet institucionale ishin:
Gramoz Ruçi: “Unë nuk jam kujdestar konvikti që të thërras rojen (deputetin Braho) e t’i tërheq vërejetje. Edhe mua më kërcënojnë” (prill 2019);

Edi Rama: “Ne do dërgojmë një komision parlamentar në atë Institut, që të procedohet penalisht, nëse ka shkelur ligjin” (5 maj 2019);

Taulant Balla: “Zotëri, nëse të kanë ofenduar, drejtoju gjykatës. Nesë të kanë kërcënuar, dtejtoju Prokurorisë. Dhe mua më kanë kërcënuar, por ja, dje isha në gjykatë dhe i zgjidha problemet. Drejtoju Organeve të Reja të Drejtësisë tonë” (prill 2019);

Edi Rama: “Nuk ka një konspiracion komunist kundër Tufës. Çdo vend ka të çmendur që kércëojnë në telefona. Edhe mua më kërcënojnë”, etj. (4 janar 2020).

Të gjithë këta kërcënohen, por ne nuk jemi në postet dhe fuqinë e tyre. Ne dhe familjet tona nuk kemi imuniteti, nuk i kemi me vete ushtrine, policinë, sigurimsat, gjykatat, nandat, pasurite, killerat, mediat dhe arrogancën. Ne jemi të pambrojtur përballë kësaj lukunie.

Prandaj, mbrëmë Kryeministri Edi Rama, duke shpërfillur dramtizmin e situatës sonë familjare, sapo rikonfirmoi marrjen në mbrojtje të “qenve të ish Sigurimit dhe pitbullëve të drejtësosë enveriste, të cilët i ka zgjidhur nga zinxhiri i diktaturës, i ka bërë cerberët e pushtetit të tij.

Po s’pati vallë gjë për të thenë Kryeministri për deputetin e tij dhe ish deputetin tjetër, që edhe pse gjendemi në azil ata kërcënojnë e përbetohen se “…do të të gjejmë dhe në vrimë të miut atje ku ke kërkuar azil” (Dita, 4 dhjetor 2019).

Prandaj, si konkluzion: unë u përballa me qentë e tu të diktaturës, zoti kryeministër. Mbetet vetëm një gjë: ose ti i ke marrë e duhej t’i bëje zap, ose ata kanl dalë jashtë kontrolli dhe nuk të binden më as ty!

Sido që të jetë, është pikërisht kjo përgjegjësia juaj direkte, të cilën duhet ta marresh publikish dhe ndërkombëtarisht mbi vete! Çdo shmangie prej kësaj përgjegjësie, siç bëtë mbrëmë në RTSH, është mbrojtje e qartë dhe e hapur e dhunëtarëve të tu, është ndërsimi ndaj nesh i krejt zinxhirit të qenve të diktaturës. Dhe ty, z. Kryeministër nuk të ka mbetur gjë tjetër, veç t’i ndërsesh ndaj nesh, brenda e jashtë atdheut dhe, i tërhequr mënjanë të sodotësh këtë spektakël makabër të përgjakjes dhe likuidimit të çdo lloji lirie!