Ballina Aktualitet Agjentët rusë në Kosovë/ Si qëndron e vërteta e arrestimit të dy...

Agjentët rusë në Kosovë/ Si qëndron e vërteta e arrestimit të dy shtetasve nga Rusia

Policia e Kosovës arrestoi dy shtetas ndaj të cilëve ka ngritur dyshime se vepronin për llogari të agjenturave ruse, alarmin për veprimtarinë e tyre në Kosovë e ka dhënë pak kohë më parë edhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.

Sipas tij, Policia e Kosovës duhet të jetë më vigjilente ndaj lëvizjeve të shpeshta të shtetasve ruse. Duket se kjo këshillë ka dhënë frytet e para, sepse këtë të martë dy rusët që kishin hyrë ilegalisht në Kosovë u arrestuan.

Për Haradinajn, nuk është e lehtë të garantohet rendi publik. Sipas tij, Policia ka mbuluar vakuumin më të madh të mundshëm të përgjegjësisë të rendit publik, besoj edhe në drejtim të sigurisë, edhe inkurajoj ta ndjejnë këtë përgjegjësi edhe në të ardhmen.

“Mos lejoni të krijohet vakuum, i cili të shfrytëzohet prej armiqve të rendit publik të sigurisë, e ku mund të përfitojë edhe terrorizmi, por edhe mekanizma që kanë qenë të motivuar në mënyrë armiqësore ndaj Kosovës. Dëshira e tyre është që axhendat e veta t’i zhvendosin në Ballkan dhe Kosovë” – deklaroi atëherë Haradinaj.

Kohët e fundit sipas të dhënave ka një frekuencë më të madhe të lëvizjes së shtetasve rusë në Kosovë, çka ka shtuar një tjetër vigjilencë të agjentë të antikrimin e antiterrorit në shtetin e Kosovës.

Thuajse në të njëjtën linjë ka qenë edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, që thotë se këto lëvizje mund të rrezikojnë të sotmen dhe të ardhmen e kombit shqiptar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews