Ballina Bota Aeroportet ndërkombëtare në alarm nga virusi kinez

Aeroportet ndërkombëtare në alarm nga virusi kinez

Kjo është mënyra si i evidentojnë me skanerë të posaçëm në aeroportet koreanojugore, personat që mund të jenë prekur nga koronavirusi i përhapur në Kinë.

Po ashtu, shumë aeroporte ndërkombëtare në Europë e gjithë botën po u nënshtrohen kontrolleve të posaçme.

Numri i viktimave është shtuar në 17, ndërsa ai i të prekurve rreth 550.

Autoritetet kineze u kanë bërë thirrje banorëve vendas, por edhe të huajve të mos udhëtojnë drejt Vuhanit, vatra e këtij virusi.

Ndërsa rreth 8.9 milionë banorëve të qytetit u është kërkuar të shmangin qëndrimet mes turmave të mëdha.

Një rast infektimi është konstatuar edhe përtej kontinentit në Shtetet e Bashkuara, ku presidenti Trump tha se gjithsesi situata është nën kontroll. Zyrtarisht 6 janë shtetet e prekura.

Në Gjermani është krijuar ilaçi i parë provë kundër këtij virusi, i cili e ka goditur Kinën në një moment të vështirë, në prag të festimeve për vitin e ri kinez.

Organizata Botërore e Shëndetësisë mblidhet këtë të mërkurë për të diskutuar se si duhet menaxhuar kjo situatë.

VIDEO bonus: Tërmeti në Shqipëri VIDEO nga Tetova: MOTI: PUBLICITET: PUBLICITET:
Loading...