Ballina Sport 50 talentet më të mëdhenj të futbollit botëror, UEFA përfshin në listë...

50 talentet më të mëdhenj të futbollit botëror, UEFA përfshin në listë edhe një kosovar

UEFA ka publikuar listën me 50 talentet e futbollit që duhet të ndiqen gjatë vitit 2020 dhe mes tyre ka edhe një lojtar nga Kosova.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Ballkanit, Blendi Baftiu. Sipas UEFA-s, 21-vjeçari është një “mesfushor mjaft i talentuar me tipare sulmuese.

Baftiu është golashënuesi më i mirë në kampionatin kosovar me dhjetë gola pas 17 takimesh.

Me këto ritme, 21-vjeçari i Ballkanit mund të thirret edhe në kombëtaren A në vitin 2020”.

Në listën ku është futur Baftiu bëjnë pjesë yje të rinj si talenti i Barcelonës, Ansu Fati, ai i Rennes, Eduardo Camavinga, Alessandro Bastoni i Interit, Mason Greenëood i Manchester United, Dejan Kulusevski i Juventusit, Rafael Leao i Milanit, Dominik Szoboszlai i Salzburg dhe Gabriel Martinelli i Arsenalit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews