Ballina Kronika Zhduket tetovarja në Berlin: Ishte në shkollë, por nuk u kthye më!...

Zhduket tetovarja në Berlin: Ishte në shkollë, por nuk u kthye më! (EMRI)

Një adoleshente shqiptare është zhdukur në rrethana misterioze në Berlin të Gjermanisë. Familjarët e saj, tregojnë se kanë humbur kontaktet me 16-vjeçaren që prej datës 29 nëntor. Sipas kushëririt të vajzës, Marisa ishte nisur për në shkollë por nuk u kthye më në shtëpi.

Familja e ka raportuar ngjarjen në Polici. Autoritetet gjermane kanë nisur kërkimet, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e adoleshentes shqiptare nga Tetova e Maqedonisë, e cila rezulton e zhdukur prej 10 ditësh.

Familjari tregon për JOQ Albania, se në momentin e zhdukjes vajza ka qenë e veshur me një xhaketë të kuqe.

Ai kërkon ndihmën e shqiptarëve të tjerë që janë atje, nëse kanë informacion mbi vendndodhjen e vajzës të lajmërojnë autoritetet gjermane, shkruan JOQ.

Mesazhi i plotë:

“Prsh kisha ni lutje per ni shperndarje ka humb vajza e mixhes ktu Berlin shqiptare me mundsi me Publiku Foto edhe diqka sse ndoshta ka dikush informacion ktu Berlin. Ka 10 dit qe ka humb flm, esht 16 vjecare nga Tetova e Maqedonise.

E kemi denoncu ne polici zhdukjen e saj. Quhet Marisa Uzairi, kontakti i fundit ka qen me 29-11-2019, ka shku per shkoll edhe nuk esh kthy ma. Policia esht ne kerkim po Ende ska asnje lajm. Ka qen me xhaket te kuqe. Ju lutem postojeni, ju ruajt Zoti.”

Bonus video:

VIDEO bonus:

Galeria e tërmetit:

Galeri nga dëmet e tërmetit në zonën e Mamurrasit:

VIDEO bonus:
Loading...