Ballina Aktualitet Zaev: Nuk do të jap dorëheqje nëse opozita e bllokon miratimin e...

Zaev: Nuk do të jap dorëheqje nëse opozita e bllokon miratimin e ligjeve

Kryeministri Zoran Zaev, paralajmëroi se është i mundshëm anulimi i zgjedhjeve të parakohshme të 12 prillit nëse opozitarja VMRO-DPMNE do të vazhdojë ta bllokojë miratimin e ligjeve në Kuvend. Duke u përgjigjur në pyetje gazetareske nëse do të anulohen zgjedhjet, Zaev tha se nuk ka qëllim që të japë dorëheqje, nëse dikush me qëllim bën obstruksione, të cilën do ta pësojnë qytetarët, pensionistët nuk do të marrin pensione më të larta, ndërkaq mësuesit, profesorët, mjekët dhe infermieret paga më të larta, njofton Portalb.mk.

“Unë jam i pari që t’i respektojmë të gjitha procedurat. Por, nëse lejohet opozita që në mënyrë të dukshme në Kuvend t’i bllokojë ligjet për realizimin e projekteve shtetërore që janë për qytetarët, atëherë ka arsye serioze që LSDM t’i anulojë zgjedhjet. Unë jam i pari i cili e respekton dialogun, por nuk kam qëllim që të jap dorëheqje nëse dikush i bllokon proceset. Nuk do të lejoj që dikush të bëjë obstruksione për disa zgjidhje ligjore. E drejta e diskutimit ekziston, por e drejta e qëllimit për bllokim të proceseve nuk është e lejueshme”, tha Zaev.

@tn.lajmelokale
@tetovanews