Ballina Kronika Vrau në mënyrë makabre gruan, gjykatësi britanik nuk “kursehet” me dënimin e...

Vrau në mënyrë makabre gruan, gjykatësi britanik nuk “kursehet” me dënimin e shqiptarit. Letra që u gjet në shtëpinë e çiftit

Një burrë që vrau gruan e tij në një “sulm me të vërtetë të egër” është burgosur për më së paku 19 vjet.

Safie Xheta, 35 vjeç, u gjet e vdekur pranë burrit të saj, Fatosit, 46 vjeç, në shtëpinë e tyre në Oxford më 17 qershor.

Ajo u “godit me thikë dhe u përplas” disa herë, me siguri teksa ishte në gjumë, përpara se Xheta të kthente thikën drejt vetes

Gjykatësi Ian Pringle e dënoi atë me burgim me një minimum 19 vjet pasi jurisë iu desh 90 minuta për ta gjetur atë fajtor për vrasje këtë të mërkurë, shkruan BBC.

Gjykatësi tha se Xheta kishte “zotërim obsesiv” dhe “ushqente xhelozi” ndaj gruas së tij, gjë që u vu re nga një kolege, pasi ajo kishte një sy të nxirë.

Disa shënime të shkruara nga Xheta u gjetën rreth shtëpisë së tyre pas vrasjes. Në një nga letrat e shkruara në gjuhën shqipe, shkruhej: “Tradhtia zgjidhet vetëm me vdekje”.

 

Prokurori Charles Ward-Jackson tha në gjyq se dëmtimet e shkaktuara nga Xheta në qafën e gruas së tij ishin aq të thella saqë “thuajse e iu pre qafa plotësisht”.

Ai ndiqte në mënyrë rutinore llogarinë në Instagram të zonjës Xheta.

Zonja Xheta pyeti një mik në muajt para vdekjes së saj: “Pse nuk më lejon të kem miq? Unë nuk kam më telefon, sepse e shkatërroi”.

Çifti ishte transferuar nga Italia në Cowley vitin e kaluar dhe punonte në fabrikën BMW të qytetit.

Të afërmit thanë se mendonin se martesa e tyre ishte e fortë dhe besonin se “ecnin krah për krah, në dashuri”.

Loading...