Ballina Aktualitet Vjedhje e madhe e rërës nga lumenjtë e Maqedonisë së Veriut

Vjedhje e madhe e rërës nga lumenjtë e Maqedonisë së Veriut

Kompanitë private të angazhuara për rregullimin e shtretërve të lumenjve, i shkatërrojnë të njëjtat. Kompanitë në fjalë në mënyrë të pakontrolluar nxjerrin rërë dhe zhavorr, me çka realizojnë fitim shtesë. Kontrolli që e bën Enti shtetëror i revidimit në rrjedhën e lumit Vardar ka zbuluar se komuna dhe kompania shtetërore “Ujësjellësi”, që marrin leje nga Ministria e ambientit, e që më pas ua ndajnë kompanive private për rregullimin e shtretërve, s’mund të realizojnë kontrolle se sa rërë dhe zhavorr nxirren nga shtretërit.

Dobësitë e theksuara paraqesin pasqyrë të sistemi ku ka mundësi për manipulim, nxjerrje të pakontrolluar të rërës dhe zhavorrit, fitim të pabazë të mjeteve përmes shitjes së rërës dhe zhavorrit si pasuri natyrore, më pak mjete të paguara në buxhetin e RM-së, e me këtë përkeqësim të regjimit të ujërave dhe paraqitjen e procesit të erozionit dhe vërshimeve” thonë nga Enti shtetëror i revidimit.

Komunat dhe “Ujësjellësi” angazhojnë kompani private pasi nuk kanë mekanizim personal për rregullimin e shtretërve të lumenjve, të cilat kanë të drejtë të nxjerrin sasi të caktuara të rërës me çmim prej 60 deri 120 denarë për metër/ kub. Por, në ndërkohë nxirren sasi enorme të cilat më pas shiten shumë më shtrenjtë në treg. Nga “Ujësjellësi” thonë që pas Revidimit me vëmendje i ndjekin të gjitha pjesët ku kanë leje për gërmim.

“Besoni që këtë vit maksimum bëhet kontrolli që çdo gjë të jetë në rregull. Nëse dikur janë vjedhur 80%, kjo tani ndodh shumë pak. -Por, megjithatë, ka vjedhje. S’mund të them sepse askënd se kam kapur personalisht. Këtë e dëgjojmë, çdoherë do të ketë zëra të këtilla, por ne tentojmë këtë ta minimizojmë në zero”-pohoi Andrea Najdenovski, person i autorizuar për shitjen e rërës në SH.A “Ujësjellësi”.

Revidimi ka të bëjë me lëshimet sistemore në gërmimet ligjore. Për gërmimet joligjore, Asociacioni maqedonas i minatorëve me vite alarmon se po bëhet biznes me shitjen e rërës, e cila sjell fitime të pakontrolluara. Ligji për ujërat parasheh gjoba edhe deri në 20.000 euro për shkatërrimin e regjimit të lumenjve. Por, Inspektorati shtetëror posedon vetëm dy inspektorë në pjesën e ekonomizimit të ujërave. Që ironia të jetë më e madhe, asnjë vendim gjyqësor nuk është në favor të Inspektoratit.

Alsat

VIDEO bonus: Tërmeti në Shqipëri VIDEO nga Tetova: MOTI: PUBLICITET: PUBLICITET:
Loading...