Ballina Bota VIDEO/ Si u bë Kina një fuqi botërore nga një vend jashtëzakonisht...

VIDEO/ Si u bë Kina një fuqi botërore nga një vend jashtëzakonisht i varfër?

Jo shumë kohë më parë, Kina ishte një vend i varfër. Tani është ndër vendet më të pasura në botë. Forumi Ekonomik Botëror shpjegon se si ndodhi.

Kina ka pasur zhvillim ekonomik tepër të shpejtë – më i shpejtë në histori krahasuar me çdo vend tjetër.

Pak pas Luftës së Dytë Botërore, kur komunistët morën pushtetin, ajo ishte jashtëzakonisht e dobët.

Në atë kohë, ekonomia mbështetej kryesisht në bujqësi. Sistemi bujqësor u redaktua nga udhëheqësi i shtetit Mao Zedong. Sistemi bazohej në pronësinë kolektive, e ndërkohë nisi industrializimi.

Kjo periudhë në Kinë njihet si “Hapi i Madh përpara”.

Sidoqoftë, një ekonomi e tillë ka pasur një efekt shkatërrues në shoqëri. Vlerësohet se 30 milion njerëz kanë vdekur.

Revolucioni kulturor që pasoi në mesin e viteve 1960 kishte efekte të dëmshme në ekonomi.

Pak vite më vonë, drejtuesi i ri i Kinës do ishte Deng Xiaoping. Ai u bë kreu i shtetit në 1978, duke filluar zbatimin e reformave në përputhje me parimet e ekonomisë së tregut, sipas Forumit Ekonomik Botëror.

Një vit më vonë, u rivendosën marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara, që do të thoshte vazhdim i tregtisë midis dy vendeve.

Gjatë kësaj periudhe, Kina filloi të marrë formën e një fabrike botërore. Zona e Shenzhenit ku gjendeshin fshatra të vegjël u bë një zonë ekonomike.

Në fillim të dekadës së fundit të shekullit të 20-të, ajo hapi bursën e parë të aksioneve në Shanghai. Ndërsa më 1996 lejoi import dhe eksport falas. Kjo rezultoi në një zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik.

Në 50 vitet e fundit, prodhimi i brendshëm bruto është rritur dhjetë përqind në vit. Kjo nxorri 850 milion njerëz nga varfëria.

Kina aktualisht është ekonomia e dytë në botë. Ka kompani me vlerë më shumë se 1 miliard dollarë (më shumë se 1.7 miliardë dollarë).

Që nga kriza e vitit 2008, Kina ka kontribuar më shumë në rritjen ekonomike globale.

Pra,vendi me sistem politik komunist, është zhvilluar vetëm falë sistemit ekonomik kapitalist, e specifikisht lidhjeve tregëtare me SHBA.

Ja, këtë s’honepsën dot komunistët shqiptarë, të cilët prishën marrëdhëniet me pushtetin e Deng Xiaopingut në vitet 70-të. Ky i fundit përtallej dhe nëpër filma, si te “Në çdo stinë”. (tesheshi)

@tn.lajmelokale
@tetovanews