Ballina Bota VIDEO/ Presidenti i Parlamentit Europian: Çfarë më mbeti në mendje nga termeti...

VIDEO/ Presidenti i Parlamentit Europian: Çfarë më mbeti në mendje nga termeti në Shqipëri

Parlamenti Europian ka shprehur solidaritet për tërmetin shkatërrimtar që goditi Shqipërinë. Kreu i këtij institucioni tregoi se i ka ndjekur më vëmendje ngjarjet e ndodhura në Shqipëri. Ndërsa komisioneri ri për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë tha se PE do të vijojë të jap asistencë për vendin. Në tryezë ishin dhe disa deputetë shqiptarë.

Në Bruksel u organizua tryeza e nivelit të lartë me përfaqësues të Parlamentit Europian dhe parlamentarëve të vendeve të Ballkanit. Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli shprehu sërish solidaritetin e tij për situatën e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, duke u ndalur edhe te imazhi që i ka mbetur në mendje.

David Sassoli: “Dua të manifestoj edhe një herë solidaritetin tim në emër të gjithë deputetëve europianë për këtë ngjarje të trishtueshme që goditi Shqipërinë. Dua gjithashtu që të përgëzoj qeverinë për mënyrën me të cilën u përball me këtë emergjencë. Unë kam mbetur thellësisht i befasuar nga foto e dy punonjësve të shpëtimit, njëri nga Kosova dhe tjetri nga Serbia. Eshtë fotoja që bëri xhiron e botës dhe më mbeti në mendje, sepse do të thotë, që ne duhet dhe mundemi të punojmë së bashku”

Komisionerii ri për zgjerimiun dhe politikën e fqinjësisë, Olver Varhelyi u shpreh se Bashkimi Europian qëndron i gatshëm për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, ndërkohë që vendi nuk duhet të ndalë procesin e reformave të integrimit.

Oliver Varhelyi, komisioner për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë u shpreh: “Shqipëria ka bërë progres domethënës në fushën e sistemit gjyqêsor duke përfshirë edhe procesin e Vettingut. Jam i bindur që këto përpjekje duhet dhe do tê vazhdojnë. Më lejoni gjithashtu që të shpreh solidaritetin me Shqipërinë pas têrmetit shkatërrues dhe të them se ne do vazhdojmê të japim asistencë. Ne po shqyrtojmê opsionet se si mund tê kontribuojmë përtej ndihmave”.

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të organizojë një tjetër takim me kryetarët e parlamenteve të vendeve të Ballkanit në fillim të vitit të ardhshëm.

@tn.lajmelokale
@tetovanews