Ballina Kronika VIDEO/ Nëna në Tiranë mëson të birin si të vjedhë celularin në...

VIDEO/ Nëna në Tiranë mëson të birin si të vjedhë celularin në lokal

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Tiranë, para katër ditësh, e cila është regjistruar edhe në kamera.

Në pamjet e siguruara nga “Dosja.al”, shihet se si një grua mëson të birin, të vjedhë celularin që një prej klientëve kishte harruar në tavolinën pas saj.

Ajo bën sikur flet në telefon dhe kamerat e sigurisë së një lokali në zonën e Pazarit të Ri ë fokusojnë teksa e mëson djalin e mitur të kalojë në tavolinën pas dhe të vjedhë telefonin. I vogli ecën merr telefonin dhe e fut në xhep.

Më pas kthehet tek e ëma, e cila merr qeset në duar dhe vazhdon daljen nga lokali. Ngjarja në fjalë është denoncuar dhe po ndërmerren masat ligjore, ndërkohë identiteti i gruas nuk dihet ende.

VIDEO bonus: Tërmeti në Shqipëri VIDEO nga Tetova: MOTI: PUBLICITET: PUBLICITET:
Loading...