Ballina Kronika Tragjike/ Aksidentohen në punë, humbin jetën dy shqiptarë në Itali

Tragjike/ Aksidentohen në punë, humbin jetën dy shqiptarë në Itali

Dy emigrantë shqiptarë, kanë humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi u aksidentuan në vendet përkatëse të punës.

Njëri prej tyre, i identifikuar si Gjon Lekaj, mësohet se ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, teksa po çmontonte skelat duke gjetur vd*ekjen e menjëhershme.

38 vjeçari Lekaj, , jetonte në Porta Mortara së bashku me gruan dhe dy fëmijët.

Ndërkaq, viktima tjetër, i identifikuar si Agron Ismailaj u aksidentua në punë të dielën e shkuar, por nuk ka mundur t’i mbejtojë plagëve të marrë, duke humbur jetën sot në spital. Ismailaj punonte në sektorin e kopshtarisë në Bari, ndërsa rrethanat e vdekjes së tij, mbeten ende të paqarta./CNA.al