Ballina Kronika Tragjedia në Librazhd/ Flet nëna e 19-vjeçares: Vajzën ma helmuan, do shkoj…(Foto)

Tragjedia në Librazhd/ Flet nëna e 19-vjeçares: Vajzën ma helmuan, do shkoj…(Foto)

Vijon të mbetet mister vdekja e vajzës 19-vjeçare në Librazhd, Rezarta Xibrraku. Çifti u gjetën në gjendje të rëndë në dhomën e gjumit dhe për fat të keq 19-vjeçarja nuk arriti të mbijetonte.

E reja u dërgua pa shenja jete në spital duke shënuar kështu një tragjedi vetëm pak ditë pas dasmës.

Nëna e saj, Suzana Xibrraku ka hedhur akuza të forta për vdekjen e së bijës, duke pretenduar se ajo është helmuar dhe se për këtë çështje do të bëjë denoncim në polici.

“Vajzën ma helmuan. Duam të zbardhet e vërteta. Po shkojmë të bëjmë denoncim në polici”, tha nëna e vajzës.

Ndërsa i vëllai i saj ka akuzuar drejtpërdrejt familjen e dhëndrit për helmimin e 19-vjeçares.

“Nuk pranoj njerëzit e Olsit të më vijnë në shtëpi. Ata më helmuan motrën. Të hetohet e vërteta. Po shkojmë në polici, fola me Olsin. E pyeta çfarë i bëtë motrës time, më tha nuk mbaj mend asgjë, ne morëm mangallin dhe fjetëm”, ka rrëfyer vëllai i saj Reshit Xibrraku.

Loading...