Ballina Kronika Trafik armësh dhe droge/ “Taxi drive”, operacioni që prangosi shqiptarët me psedonimet...

Trafik armësh dhe droge/ “Taxi drive”, operacioni që prangosi shqiptarët me psedonimet Bake, Van Basten dhe Rolex

Trafik droge dhe operacione që kanë pëfundime të suksesshme. Së fundi ka ndodhur kështu me një organizatë italo-shqiptare. RTV Ora ka mundur të sigurojë detajet e operacionit të ezekutuar sot i cili çoi në shkatërrimin e një organizate trafikantësh droge italo-shqiptarë.

Operacioni i koduar “Taxi drive” çoi në ekzekutimin e 12 urdhër arrestimeve, 9 shqiptarë e 3 shtetas italianë të akuzuar për tafik kokaine, heroine, marijuane e hashashi nga Shqipëria e Holanda në Itali. Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet të jetë rreth 16 milionë e 230 mijë euro.

Hetimet nisën pas një kontrolli në një banesë ku u sekuestruan një arsenal armësh zjarri e një sirenë blu policie. Hetimet pas këtij sekuestrimi zbardhën lidhjet mes krimit të organizuar vendas e grupeve të trafikantëve shqiptarë.

Gjatë operacionit janë kryer 163 përgjime telefonike, ambientale e chat online. Mjaft prej tyre ishin kriptuar enkas nga anëtarët e kësaj organizate, të cilët përdornin pseudonime të cilat i ndryshonin shpesh.

E për të evituar lokalizimin e vendodhjes së tyre nuk përdornin kurrë biseda vokale. Hetimet e këtij operacioni u kryen në bashkëpunim me repartin e Guardia di Finanza në Durrës me shkëmbimin e informacionit e në vëzhgimin e ujërave territoriale.

Hetimet kanë identifikuara mjètet lundruese të përdorura nga ky grupim kriminal për trafikun e drogës e mbërritjen e tyre në territorin italian. Rruga e trafikut të marijuanës nisej nga territori i qarkut të Vlorës në drejtim të Italisë në territorin e Termoslit, Trani e Otranto. Më pas marijuana transportohej për t’u trafikuar në Bergamo, Puglia e Romë.

Rruga e trafikimit të heroinës e armëve nisej nga Shqipëria e magazinohej në Trani e në komunëm e Margherita di Savoia për tu shpërndarë më pas në Kalabri, në provincën e Tarantos e në provincën e Brindizit.

Ndërsa kokaina trafikohej nga Roterdami e mbërrinte më pas në Milano e Rimini ku ishte dhe qëndra e magazinimit. Kokaina më pas trafikohej në Salento, Brindizi, Taranto. Autoritetet italiane informojnë se kjo organizatë kishte një nivel të lartë strukturor e ndarë në 3 grupe që bashkëpunonin me njëri-tjetrin. RTV Ora ka mundur të zbardhë skemën organizative të kësaj organizate e cila drejtohej nga 2 bosët shqiptarë me pseudonimin, Bake e ESP Beni.

Poshtë tyre drejtonin 7 kapo mes të cilëve shqiptarët me pseudonimet Mustafa, London, Rolex, Van Basten etj. Në një nivel më të ulët kjo organizatë ndahej në 3 grupe. Kretët e anëtarët e këtyre grupeve përdornin të gjithë pseudonime e për momentin autoritetet italiane nuk kanë zbardhur identitetin e tyre të vërtetë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 4800 kg marijuanë, 15 kg heroinë, 2.35 kg kokainë, 938 gramë hashash, 2 pistoleta, 2 gomone, 4 motorrë të fuqishëm për mjete lundruese, 3 automjete, radio trasmetuese satelitore, një sirenë policie, navigatorë satelitorë lundrues, e aparate telefonikë. Gjatë operacionit janë vënë nën hetim dhe 38 persona të tjerë.

VIDEO bonus:
Loading...