Ballina Aktualitet Kosovë Thaçi thërret Kurtin në Presidencë, 15 ditë kohë për Qeverinë

Thaçi thërret Kurtin në Presidencë, 15 ditë kohë për Qeverinë

Albin Kurti do të mbërrijë sot në Presidencë, në orën 13:30, për të marrë mandatin zyrtar nga Hashim Thaçi për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Ftesa i është dërguar liderit të Vetëvendosjes, si partia e parë fituese në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Pas mandatit nga Presidenti, Kurti ka 15 ditë kohë për të njoftuar Qeverinë e re, e cila duhet të formohet në koalicion me një parti tjetër, për të siguruar 61 votat e nevojshme në Parlament.

Ditën e djeshme u betuan deputetët e rinj, ndërkohë që Glauk Konjufca nga Vetëvendosje u zgjodh në kryetar i Parlamentit.

Negociatat disa javore midis Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike, e cila doli parti e dytë në zgjedhje, nuk kanë dhënë ende një vendim pozitiv. Palët kanë ngecur te posti i Presidentit të Republikës, i kërkuar me shumë ngulm nga partia e drejtuar nga Isa Mustafa.

Ky i fundit deklaroi mbrëmë se nuk i quan ende të dështuara negociatat me Kurtin, çka lë të hapur mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje në minutat e fundit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews