Ballina Aktualitet Tërmeti, Vuçiq: Të hënën qeveria e Serbisë miraton një vlerë domethënëse për...

Tërmeti, Vuçiq: Të hënën qeveria e Serbisë miraton një vlerë domethënëse për Shqipërinë, do jemi një nga 2-3 donatorët më të mëdhenj

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se vendi i tij do të ndihmojë banorët e prekur nga tërmeti në Durrës dhe Thumanë.

Në deklaratën e përbashkët për median Vuçiç tha se qeveria e Serbisë të hënën do të marrë një vendim për të dhuruar një fond për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, duke u kthyer tha ndër të parët donatorë sa i përket vlerës, por pa e specifikuar atë.

“E rëndësishme për ne është që bashkëpunimi ynë të bëhet sa më intensiv. Shpreh ngushëllimet e mia për të gjitha familjet e personave që vdiqën në këtë tërmet të tmerrshëm që goditën Shqipërinë.

Për aq sa mundëm duke dërguar ekipet e shpëtimit, por besoj se gjithë njerëzit në vend tuaj e kuptuan gjithë simpatinë tonë, falenderoj kryeministrin Rama që na çoi në Durrës, ku pamë fëmijë, prindërit, gjyshërit e tyre që kishin humbur të afërmit.

Qeveria e Serbisë do të marrë një vendim të hënën për të ndihmuar me një vlerë domethënëse Shqipërinë, dhe besoj se do të jetë një nga 2-3 apo 4 donatorët më të mëdhenj për Durrësin, Thumanën e zonat e tjera në Shqipëri”, tha Vuçiç.

Më tej presidenti i Serbisë njoftoi se është arritur një marrëveshje mes Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që “njësitë tona të emergjencës, të shpëtimit të bashkëpunojnë më ngushtë në të ardhmen kur një tragjedi të godasë Shqipërinë, Serbinë, Maqedoniëm e Veriut”. Autoritetet e vendeve respektive që goditen nga katastrofa do të jenë në dispozicion të njëri-tjetrit, tha Vuçiç. (TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews