Ballina Aktualitet Shqipëri Tërmeti u shkatërroi shtëpinë/ Familja korçare e strehuar prej 6 muajsh në...

Tërmeti u shkatërroi shtëpinë/ Familja korçare e strehuar prej 6 muajsh në shkollë nxirret në qiell të hapur (VIDEO)

Pesë anëtarët e familjes Pelivani ishin strehuar prej 6 muajsh në shkollën e fshatit Floq pasi tërmeti i 1 qershorit u shkatërroi shtëpinë.

Ndërsa ditën e sotme kjo familje është larguar forcërisht nga ambientet e shkollës dhe është lënë në qiell të hapur.

Të gjitha veshmbathjet dhe ushqimet e familjes janë nxjerrë jashtë me pretekstin se shkolla duhej të lyhej dhe të jetë gati në muajin janar për zhvillimin mormal të procesit mësimor.

Babai i shtëpisë shprehet se në këto 6 muaj asnjë përfaqësues i autoriteteve shtetërore nuk ka shkuar qoftë dhe një herë të vetme ti shihte si këta familjarë siguronin jetesën e tyre.

Ata theksojnë se u detyruan të futen gjatë natës nga dritarja e shkollës pasi femijet nuk mund të qëndronin mes të ftohtit.

Fshati Floq ishte fshati më i prekur nga termetet e njëpasnjeshme të muajit qershor. Disa familje u strehuan pranë shkollës së fshatit, e cila u kthye në një strehë për familjet.

@tn.lajmelokale
@tetovanews