Ballina Bota Tërmeti me magnitudë 6.8 godet Filipinet, publikohet momenti i frikshëm (VIDEO+FOTO)

Tërmeti me magnitudë 6.8 godet Filipinet, publikohet momenti i frikshëm (VIDEO+FOTO)

Një tërmet me magnitudë 6.8 ka goditur Filipinet afër qytetit Davao të dielën.

Pos dëmeve materiale që janë shkaktuar, atje janë lënduar edhe 14 persona, thanë zyrtarët e Filipineve.

Instituti Gjeofizik Amerikan (USGS) raporton se lëkundjet sizmike ranë në ishullin e Mindanao-s, mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 2:12. Epiqendra ishte rreth 60 km në jug-perëndim të qytetit të Davao, shkruan Reuters.

Ky rajon ishte goditur nga katër tërmete të fuqishme në tetor dhe nëntor, të cilat lanë të vdekur të paktën 20 njerëz.

VIDEO bonus: Tërmeti në Shqipëri VIDEO nga Tetova: MOTI: PUBLICITET: PUBLICITET:
Loading...