Ballina Kronika Sulmoi turistët spanjollë, dënohet me një vit burg Mihal Kokëdhima

Sulmoi turistët spanjollë, dënohet me një vit burg Mihal Kokëdhima

Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit “Panorma” që bëri xhiron e rrjetit pak muaj më parë teksa sulmonte disa turistë spanjollë është dënuar me një vit burg. Vendimi është marrë nga Gjykata e Vlorës.

Pamje të filmave hollivudianë duken këto që kanë xhiruar turistët spanjollë të dhunuar nga pronari i një lokali në Porto Palermo të Himarës. Personi që shihni në video është Mihal Kokëdhima, i cili ka hipur sipër furgonit, ndërkohë që është në lëvizje, dhe tenton të hyjë brenda duke thyer xhamin, për të vijuar dhunën ndaj turistëve.

Pamjet janë xhiruar nga turistët spanjollë, që u bënë pjesë e një skene gati të pabesueshme dhe aspak normale.

Në video shihet se si Kokëdhima qëndron i varur në furgon teksa shoferi vijonte të ecte.

Tmerri për familjen nga Spanja ka zgjatur për disa minuta deri sa Kokëdhima u shkëput nga furgoni dhe një patrullë policie kaloi aty pranë.

VIDEO bonus:
Loading...