Ballina Sport Spektakël i rrallë pa gola, Reali dominon por “El Clasico” mbyllet në...

Spektakël i rrallë pa gola, Reali dominon por “El Clasico” mbyllet në barazim

“El Clasico” mbyllet si rrallëherë me një barazim pa gola, që sheh Barcelonën dhe Realin të vazhdojnë të ndajnë vendin e parë në renditjen e La Liga.

Por dueli i sotëm në “Kamp Nou” ka qenë një sfidë që ka konfirmuar se ekipi i Zidan ka filluar të bëjë ndryshime të mëdha, pasi ka dominuar në një fushë e cila për të ka qenë shpesh një tabu.

Shifrat finale u vendosen në 0-0, duke lënë kreun e La Liga në duart e dy skuadrave edhe pas javës së 17-të. Messi me shokë nuk arriti të bëj thuajse asgjë, pavarësisht tentativave të shumta për të çarë në “tunelin” e ndërtuar nga Zinedine Zidane.

Ndërkohë, që as Bale dhe as Benzema nuk gjetën fundin e rrjetës. Në fakt, uellsiani e dërgoi sferën pas krahëve të Ter Stegen, por VAR anuloi gjithçka, pas pozicionit jashtë loje tëPas këtij 90 minutëshi, Barcelona e Real kryesojnë klasifikimin në elitën e futbollit spanjoll me 36 pikë, 5 më shumë se Sevilla ndjekëse.

Barcelona-Real Madrid 0-0

Barcelona: Ter Stegen, Semedo, Pike, Zhordi Alba, Lenglet, Roberto, Rakitiç, De Jong, Grizman, Suarez, Messi

Trajner. Ernesto Valverde

Real Madrid: Kortua, Karvahal, Ramos, Varane, Mendi, Kasemiro, Valverde, Kros, Isko, Bejl, Benzema

Trajner. Zinedin Zidan

@tn.lajmelokale
@tetovanews