Ballina Argëtim Soni Malaj tregon për herë të parë si lindi klipi i këngës...

Soni Malaj tregon për herë të parë si lindi klipi i këngës “Të dua ty”

Soni Malaj është një dër këngëtaret më të njohura dhe më të suksesshme. Të gjitha këngët e saj janë kthyer në hite, sidomos baladat që ajo këndon.

Një ndër këngët më të dashura të publikut është “Të dua ty”. E ftuar këtë të mërkurë në emisonin “Soiree” me Jonida Shehun ajo ka treguar disa detaje që nuk i dinim për këtë këngë.

Soni ka treguar se ka qenë e shtyrë gjithmonë nga babai i saj që ajo të fokusohej tek baladat dhe jo tek këngët ritmike. “Në fakt baladën që kam “Të dua ty” jam munduar që klipin ta bazoj tek historia prindërve të mi. Nismëtari që unë të merrja pjesë me baladën “Ndarja” në Top Fest në Top Channel ka qenë im atë, sepse unë kam dashur të merrja pjesë me këngën “E vogla”. Ai i dashuronte baladat e mia dhe më shtynte drejt tyre”, ka treguar këngëtarja e njohur Soni Malaj.

VIDEO bonus: Tërmeti në Shqipëri VIDEO nga Tetova: MOTI: PUBLICITET: PUBLICITET:
Loading...