Ballina Bota Sllovaki, 7 persona humbin jetën pas SH P Ë R TH I...

Sllovaki, 7 persona humbin jetën pas SH P Ë R TH I M I T të gazit në një bllok apartamentesh (VIDEO+FOTO)

Të paktën shtatë njerëz kanë humbur jetën në një shp*ërthim gazi në një bllok banesash në Sllovakinë lindore.

Një person është ende i humbur ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë të kërkojnë në ndërtesën në qytetin e Presovit.

Departamenti shtetëror i zjarrit tha: “Në përgjithësi, supozojmë se numri i viktimave në vend është tetë, shtatë të konfirmuara (deri më tani)”.

Shpërthimi ndodhi në majë të ndërtesës 12-katëshe ditën e premte.

Pothuajse gjysma e ndërtesës ishte e përfshirë në flakë dhe tre katet e larta u shkatërruan.

Zyrtarët thanë se 40 persona ishin lënduar.

Zjarri u shua të shtunën në mëngjes, pasi më shumë se 100 zjarrfikës punuan gjatë natës për ta sjellë atë nën kontroll.

Komandanti i forcave zjarrfikëse, Jan Golias tha: “Zjarrfikësit nuk ishin dakord me ndryshimet e ndërtimit të bëra në vitin 2017. Disa rregullore u shkelën. Kjo mund të ketë shkaktuar rrëzimin e shkallëve, ku ne nuk mund të evakuonim banorët”.

Kryeministri i Sllovakisë Peter Pellegrini, i cili vizitoi vendin të premten, tha se ndërtesa është aq e dëmtuar sa mund të shkatërrohet.

Banorët në ndërtesat aty pranë u evakuuan dhe qëndruan nëpër shkolla.

@tn.lajmelokale
@tetovanews