Ballina Aktualitet Shqipëri “Silleni atë të ziun” Rama e diskriminoi, laçiani i ankohet Bashës (VIDEO)

“Silleni atë të ziun” Rama e diskriminoi, laçiani i ankohet Bashës (VIDEO)

“Silleni këtu atë të ziun, ju dua shumë ju romëve”

Kështu ui drejtua kryeministri Edi Rama një shtetasi në Laç pak ditë më parë pasi ai iu ankua për banesën e dëmtuar nga tërmeti.

Ditën e sotme kreu i opozitës takoi banorin në fjalë të komunitetit rom, të cilit Edi Rama, i premtoi dy ditë më parë se do t’i jepte zgjidhje problemit të tij me bonusin e qirasë.

Ferdinand Rexhepi, i tregoi zoti Basha se problemi i tij vazhdonte të mbetej i pazgjidhur, megjithë premtimin e Ramës. “Deri dje kryeministri tha se do të të paguajmë qiranë, bëra edhe takim me të, por asgjë.

https://youtu.be/gBC50qijWjs

Mbase nuk duan t’ia dinë për romët, por të na largojnë, të paktën, na nxirrni jashtë shtetit”- u shpreh banori i revoltuar.

“Ti je shqiptar si gjithë shqiptarët e tjerë dhe shteti ka ndaj teje çdo detyrim që ka ndaj çdo shqiptari tjetër. Ajo që thua se “jam rom”, nuk ka të bëjë. Kjo që po të ndodh ty, po i ndodh të gjithëve në laç. Kam takuar mbi 50 vetë deri tani, asnjëri nuk ka marrë ndihmë nga shteti.

Nuk ka lidhje rom apo jo rom. Këtu ka diskriminim ndaj Laçit, në tërësi dhe ka papërgjegjshmëri dhe dështim total. Prandaj kam ardhur. Të shoh gjendjen, të ngre zërin për ju dhe të bëj ç’është e mundur të ndryshojë situata sa më parë”- u shpreh Basha. /albeu.com/

@tn.lajmelokale
@tetovanews