Ballina Aktualitet Kosovë “Sikur ta njihnin njëri-tjetrin”, Matthew Palmer: Marrëveshja Kosovë-Serbi do duhet të pranohet...

“Sikur ta njihnin njëri-tjetrin”, Matthew Palmer: Marrëveshja Kosovë-Serbi do duhet të pranohet nga publiku në të dyja anët

Matthew Palmer, i dërguari i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, tha për televizionin N1 në Sarajevë se SHBA-ja do ta shohë njohje të ndërsjellë dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sikur ta njihnin njëra-tjetrën, ato do të mund t’i zgjidhnin çështjet e diskutueshme si fqinj”, tha Palmer.

Matthew Palmer tha se Prishtina dhe Beogradi “duhet të arrijnë marrëveshje dhe të përcaktojnë të ardhmen e tyre europiane.

Palmer tha se marrëveshja do të duhej të ishte “e zbatueshme, e drejtë dhe e qëndrueshme”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews