Ballina Kuriozitete Si u gjetën tiparet e një vajze të lindur para 5700 vitesh...

Si u gjetën tiparet e një vajze të lindur para 5700 vitesh nga çamçakëzi

Tiparet e një danezeje të lindur rreth 5700 vjet më parë, janë gjetur nga një “çamçakëz” që po përtypte kur ndërroi jetë. Vajza ishte me sy blu, ezmere, si dhe gjahtare e aftë shpendësh.

Arkeologët danez u shprehën mjaft entuziastë nga zbulimi në ishullin Lolland pasi kjo shënon herën e parë në histori që gjenet e një qenie njerëzore të asaj epoke merren nga diçka që nuk janë kockat.

“Jo vetëm gjenet, por kemi izoluar edhe agjentë të tjerë patogjenë dhe disa mikrobe të asaj epoke, është një burim i pabesueshëm ADN-je të vjetër ”, tha Profesori Hannes Schroeder i Universitetit të Kopenhagën.

Ky zbulim sipas Hannes ka rëndësi edhe në fushën e mjekësisë, sepse mund të ndihmojë të kuptojmë sesi një patogjen vepron në të ardhmen, dhe si mund të zbutet ose çrrënjoset.

Çamçakëzi, ishte i përbërë nga lëvorja e disa pemëve, dhe ndoshta kishte funksionin e lehtësimit të dhembjes së dhëmbëve, nga vetitë lehtësisht antiseptike të lëvores.

Ky nuk është çamçakëzi më i vjetër i gjetur ndonjëherë. Disa të tillë u gjetën në Suedi në fillim të viteve ‘90, me vjetërsi 10 mijë vjeçare./Opinion.al

VIDEO bonus: Tërmeti në Shqipëri VIDEO nga Tetova: MOTI: PUBLICITET: PUBLICITET:
Loading...