Ballina Kultura Dossier Si e ndërtoi Musolini sistemin rrugor shqiptar (VIDEO)

Si e ndërtoi Musolini sistemin rrugor shqiptar (VIDEO)

Në vitin 1925 Qeveria fashiste Italiane e Benito Musolinit i akordoi Qeverisë së Ahmet Zogut një kredi të butë prj 50 milionë frangash ari. E monitoruar nga vetë italianët, kjo shumë e konsiderueshme të hollash u përdor për ndertimin e sistemit rrugor të Shqipërisë. Falë kësaj kredie ne shqiptarët trashëgojmë pothuaj të gjithë sistemin rrugor që kemi sot, me përjashtim ndoshta vetëm të segmentit të ri Milot-Kukës.

Po përse e derdhën italianët këtë shumë të konsiderueshme të hollash?

Ishte një ndihmë bujare për popullin vëlla shqiptar, apo në mes ishte një qëllim krejt diabolik?

Historia do të tregonte se këto të holla kishin pasur qysh ne fillim destinacion ushtarak. Pothuaj të gjitha rrugët që Musolini ndërtoi në Shqipëri ishin arterie që lidhin ultësirën shqiptare me kufirin grek dhe atë jugosllav. Pas pushtimit të Shqipërisë më 1939, Musolini do i shfrytëzonte këto rrugë për të sulmuar Greqinë më 1940 dhe Jugosllavinë më 1941.

Ndiqni dokumentarin e ciklit “Abc Story”

@tn.lajmelokale
@tetovanews