‘Shuplaka’ e New York Times: Miratohet ligji që kërcënon lirinë e medias
New York Times
Ligjvënësit në Shqipëri kaluan një ‘paketë anti-shpifje’ të mërkurën, e cila autorizon gjoba të rënda për median online dhe u jep fuqi shtesë rregullatorëve qeveritarë të medias, pavarësisht një proteste nga gazetarët dhe paralajmërimeve nga organizatat ndërkombëtare.
Pesëmbëdhjetë organizata të gazetarëve dhe shoqërisë civile, i kërkuan parlamentit shqiptar të hedhë poshtë legjislacionin e mbështetur nga qeveria, duke theksuar se ai “kërcënon lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave në vend, në kundërshtim me parimet ndërkombëtare”.
Harlem Desir, përfaqësuesi i lirisë së medias në OSBE, tha se ka akoma punë për t’u bërë që të reduktohet shuma e gjobave për publikimin e lajmeve të dyshuara si të rreme.
Legjislacioni i miratuar lejon gjoba deri në 16 mijë euro.
Desir tha se zyra e tij planifikon të monitorojë nga afër zbatimin e këtij ligji, i cili nuk duhet në asnjë mënyrë të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.
Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatoviç, dhe zyra e Komisionit Europian në Tiranë, po ashtu i bënë thirrje ligjvënësve shqiptarë të amendojnë legjislacionin në përputhje me normat europiane.
Për shkak të presionit, qeveria ndryshoi disa dispozita që ishin në draftin origjinal, përfshirë atë që kërkonte regjistrimin e mediave në internet.
Mediat post-komuniste të Shqipërisë në përgjithësi janë përdorur ose shfrytëzuar nga partia politike në pushtet.
LEXO:
- Qeveria e re VMRO-VLEN -ZNAM?! Taravari: Edhe VMRO e ka kuptuar ku qëndron pesha e votës shqiptare (VIDEO)
- Një nga veprimtaritë më të rrezikshme për mjedisin, si përfundojnë plehrat e paligjshme të Europës në Azi?
- Profil/ Kush është gazetari i RAI që nervozoi Ramën dhe lidhja e vjetër me Shqipërinë
- Kush mund ta blejë Tik-Tok?
- Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo (VIDEO)