Ballina Aktualitet Shtatorja e Fadil Sulejmanit e kalon natën në errësirë të plotë (Foto+Video)

Shtatorja e Fadil Sulejmanit e kalon natën në errësirë të plotë (Foto+Video)

Nuk është aspak rastësi që shtatorja e rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, prof. dr. Fadil Sulejmani, natën e parë pas inaugurimit të saj do ta kalojë në errësirë!
Kështu e nis shkrimin e tij profesori dhe analisti, Abdullah Mehmeti , pasi ka marrë vesh se është djegur trafa apo ka defektë me rrymën elektrike në këtë rrethinë.

“Pesë orë më parë e kam shpërndarë shkrimin e mëposhtëm për fatin e pjesëmarrësve të Kongresit të Manastirit, dhe vetëm dy orë më vonë, sapo ka rënë terri i mbrëmjes mbi qytetin e Tetovës, i vetmi objekt pa drita në këtë qytet mbeti Rektorati i këtij Universiteti, ku sot u përurua shtatorja e rektorit të parë, prof. dr. Fadil Sulejmani, me rastin e shënimit të 25 vjetorit të punës së këtij Universiteti”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, “nuk është aspak rastësi dhe e papritur që natën e parë para Rektoratit të Universitetit, shtatorja e rektorit të parë të këtij Universiteti ta kalojë nëpër terr, siç kanë dashur gjithmonë armiqtë ta shohin në terr popullin shqiptar në Maqedoni, por 25 vjet më parë DRITA HYJNORE E UNIVERSITETIT UA KA HAPUR SYTË shqiptarëve në Maqedoni, PËRGJITHMONË”.

Ai thekson se dy janë ngjarjet më të rëndësishme që kanë bërë kthesa historike gjatë shekullit XX, për popullin shqiptar në Maqedoni dhe kombin shqiptar në përgjithësi; Kongresi i Manastirit (1908) dhe Kuvendi për themelimin e Universitetit të Tetovës (1994), i pari për shkëputjen e shqiptarëve nga mendësia otomane dhe i dyti nga mendësia komuniste jugosllave.”
Abdulla Mehmeti rikujton se, pjesëmarrësit e Kongresit të Manastirit u vranë, helmuan, anatemuan dhe iu zhdukën varret.
“Intelektualët shqiptarë që e organizuan Kongresin e Manastirit, e hartuan Abëcënë e njësuar shqipe dhe hapën shkollat në gjuhën shqipe, u vranë, helmuan, anatemuan dhe ua zhdukën varret”, shprehet ai./INA

@tn.lajmelokale
@tetovanews