Ballina Kronika Shqiptari humb jetën në aksident në Itali, lë pas gruan dhe fëmijët

Shqiptari humb jetën në aksident në Itali, lë pas gruan dhe fëmijët

Një burrë me origjinë shqiptare gjeti vdekjen në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm në Moncalvo të Italisë.

Ngjarja ndodhi kur dy vetura, një Audi dhe një Punto, u përplasën fort midis tyre, duke bërë që bërë që drejtuesi i mjetit të dytë të gjente vdekjen e menjëhershme.

Mediat italiane shkruajnë se viktima është Telo Kurti, murator shqiptar banues prej vitesh në Otiglio.

Shumë i njohur në fshat, ai la gruan e tij Ismete dhe fëmijët e tyre Fatima dhe Andi, 27 vjeç, të cilët kanë marrë nënshtetësinë italiane javën e kaluar.

Incidenti ka ndodhur në Valle San Giovanni, në rrugën shtetërore që shkon nga Moncalvo për në Casale.


Shkaqet e përplasjes dyshohet të jetë shpejtësia e lartë ose ndoshta bllokimi i rrugës. Përplasja e tmerrshme nuk i dha asnjë shpresë 53 vjeçarit me origjinë shqiptare, por banues në Itali prej viteve 1990.

Në vendin e ngjarjes shkuan brigadat e zjarrfikësve dhe karabinierët.

VIDEO bonus: Tërmeti në Shqipëri VIDEO nga Tetova: MOTI: PUBLICITET: PUBLICITET:
Loading...