Ballina Kronika Shkoi në Durrës se do ndihmonte të prekurit nga tërmeti, 49-vjeçarit i...

Shkoi në Durrës se do ndihmonte të prekurit nga tërmeti, 49-vjeçarit i zbulohet mashtrimi (Emri)

Policia e Durrësit ka vijuar punën për evidentimin dhe goditjen e rasteve të mashtrimit dhe abuzimit duke përfituar nga situata e krijuar si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor.

Autoritetet vunë nën ranga një 49-vjeçar nga Tirana për mashtrim me qëllim përfitimin e një shume lekësh.

Si rezultat i investigimit në pikat e grumbullimit të ndihmave, në tregjet ushqimore dhe në territor, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: Arben Musliaj, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas duke shfrytëzuar situatën e ndodhur pas tërmetit, në lagjen nr 14, në ambientet e brendshme të tregut të fruta-perimeve në Shkozet, Durrës, i ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 13.000 lekë (të rinj) shtetasit N. F. banues në Durrës, me arsyen se i duheshin për të blerë ndihma ushqimore për këtë situatë.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

VIDEO bonus:

Galeria e tërmetit:

Galeri nga dëmet e tërmetit në zonën e Mamurrasit:

VIDEO bonus:
Loading...