Ballina Aktualitet Shifrat/ 100 kosovarë gjenden ende në zonat e luftës në Siri, mbi...

Shifrat/ 100 kosovarë gjenden ende në zonat e luftës në Siri, mbi 200 persona të kthyer

Të paktën 100 shtetas kosovarë ndodhen ende në zonat e luftës në Siri. Shumë burra, gra dhe fëmijë para 8 muajsh u kthyen nga zonat e konfliktit në Siri, për në Kosovë. Me të mbërritur këtu në Kosovë, disave prej tyre, menjëherë i’u ngritën aktakuza mbi veprat e tyre penale.

Të kthyerit nga Siria, më të mbërritur në Kosovë, u dërguan në qendrën për azil në fshatin Vranidoll i cili gjendet në periferi të Prishtinës. Sipas drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajt, 107 persona u kthyen vetëm në muajin prill të këtij viti.

Rrugëtimi i kosovarëve për në zonën e konfliktit në Siri, kishte filluar që nga viti 2012-të, ndërkohë që flitej për 300 persona. Në një përgjigje të Indeksonline, Policia e Kosovës, thotë se rreth 359 persona kanë udhëtuar për në zonat e konfliktit Siri-Irak, ndërkohë që 100 prej tyre gjenden ende në këto zona, Siri-Irak. Kosova ka hartuar një ligj në vitin 2015, me të cilin çdo person që merr pjesë në luftëra të huaja do të dënohet deri në 15 vjet burgim.

@tn.lajmelokale
@tetovanews