Ballina Bota Sheikët mbajnë frymën, e bija e Trump “pushton” Katarin (FOTO)

Sheikët mbajnë frymën, e bija e Trump “pushton” Katarin (FOTO)

Ivanka Trump po zhvillon një tur në Katar, ku ka vizituar edhe një bazë ajrore amerikane në Doha. Vajza e presidentit Donald Trump ka falënderuar ushtarët për shërbimin dhe përkushtimin e tyre ndaj Amerikës.

Ajo bisedoi me disa prej ushtarëve, ku u diskutua për misionet e tyre dhe objektivat e së ardhmes.

“Ishte një nder të vizitoja bazën ajrore të Al-Udeid, repartin më të madh ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme, për të falënderuar burrat dhe gratë trima që e mbajnë të sigurt Amerikën”, shkroi ajo në Twitter.

Pas këtij takimi, nëna e tre fëmijëve mori pjesë në një konferencë të rëndësishme, duke marrë të gjithë vëmendje. E veshur me një kostum ku ishte ndërthurur e zeza me rozën, Ivanka i la të gjithë pa fjalë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews