Ballina Aktualitet Sela: BDI dhe VMRO po e bllokojnë Kuvendin në mënyrë të koordinuar,...

Sela: BDI dhe VMRO po e bllokojnë Kuvendin në mënyrë të koordinuar, përmes mijëra amendamenteve (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë se BDI-ja dhe VMRO-ja me mijëra amendamentet e dorëzuara për Kodin Zgjedhor, po bllokojnë punën e Kuvendit. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, Sela tha se partia e Ahmetit dhe Mickovskit, po krijojnë një precedent të rrezikshëm që në të ardhmen mund të përsëritet nga çdo parti politike.

“Është një mekaizëm i instaluar nga regjimi VMRO-BDI, është simboli i bashkëpunimit dhe koordinimit të këtyre dy partive. Natyrisht, që kjo lloj qasje bllokon pushtetin më të rëndësishëm në Maqedoninë e Veriut që është legjislativi dhe krijon një precedent të rrezikshëm dhe gjithkush në të ardhmen, qoftë edhe me një deputetë mund t’i bëjë dhjetëra mijëra amendamente, por esenca e parlamentarizmit nuk është kjo. Nuk them që është zgjidhje edhe tendenca e qeverisë, LSDM-në në rastin për të imponuar një zgjidhje sa i përket Kodit Zgjedhor, i cili duhet të sillet me consensus. Asnjëra, as tjetra s’janë për t’i lavdëruar, as VMRO-ja, as LSDM-ja në formën se si sillen, duhet konsensus dhe të bëjmë një zgjidhje për të mirën e të gjithë qytetarëve. Ne kërkojmë model me lista të hapura zgjedhore për demokratizimin e shoqërisë, që qytetarët të zgjedhin deputetin e tyre dhe jo kryetari i partisë. Jemi për 8 njësi zgjedhore sepse më mirë I përshtatet nevojave të qytetarëve”, u shpreh mes tjerash kreu i ASH-së, Ziadin Sela./Gazeta LAJM

VIDEO bonus: Tërmeti në Shqipëri VIDEO nga Tetova: MOTI: PUBLICITET: PUBLICITET:
Loading...