Ballina Teknologji “Samsung” do hedhë në treg modelin “Galaxy S11” me kamera 108 Megapixel

“Samsung” do hedhë në treg modelin “Galaxy S11” me kamera 108 Megapixel

Kompania e njohur e prodhimit të celularëve, ‘Samsung’, pritet të prezantojë së shpejti modelin ‘Galaxy S11’ me një risi. Ajo do jetë pajisja e parë e ‘Samsung’ që do ketë një kamera me rezolucion ultra të lartë 108 megapiksel.

‘Bloomberg’, që përmend burime të njohura, raporton se kompania koreano-jugore planifikon të ‘rregullojë’ aparatin ‘Galaxy S11’, i cili përfshin kamerën 108 megapikselë, më e larta e çdo pajisjeje celulare në treg.

Lentja u përfshi për herë të parë në një pajisje nga prodhuesi i telefonave inteligjent, kinezei ‘Xiaomi’, muajin e kaluar që krenohet me rezolucion jashtëzakonisht të lartë i cili lejon përdoruesit të bëjnë fotografi fantastike pa kompromentuar cilësinë.

‘Xiaomi’ thotë se rezolucioni do të thotë që përdoruesit mund të bëjnë fotografi që janë në gjendje të zgjerohen në ‘printime të nivelit të tabelës së lartë deri në 4.24 metra të larta’.

Kamera 108 megapixel është ndërtuar në partneritet midis ‘Xiaomi’ dhe ‘Samsung’ dhe është pak më shumë se një inç në madhësi, gjë që e bën atë pak më të vogël në krahasim me sensorët e tjerë të nivelit të lartë në treg.

VIDEO bonus: Tërmeti në Shqipëri VIDEO nga Tetova: MOTI: PUBLICITET: PUBLICITET:
Loading...