Ballina Bota Samiti i NATO-s në Londër, kryeministri Rama shfaqet i mërzitur në cermoninë...

Samiti i NATO-s në Londër, kryeministri Rama shfaqet i mërzitur në cermoninë e pritjes nga Mbretëresha Elizabeth II (FOTO+VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në pritjen e organizuar nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeth II për takimin e NATO.

Pritja është zhvilluar në Pallatit Buckingham me rastin e 70-vjetorit të Aleancës së Atlantikut Verior (dhe samitit që mbahet në Londër në 3 dhe 4 dhjetor të 2019-ës.

Rama qëndron në këmbë krah homologut fqinj Zoran Zaev.Në qendër të fotografisë së përbashkët qëndron Mbretëresha Elizabeth II, Princi Filip i Anglisë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg si dhe të gjithë krerët e shteteve anëtare të Aleancës si presidenti amerikan Donald Trump, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti Turk Rexhep Taip Erdogan etj.

Në foto shikohet që vetëm kryeministri Rama nuk duket i qeshur për shkak të gjendjes që po kalon vendi pas tërmetit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews