Ballina Bota Rreziku që vjen nga interneti, në mediat sociale po përhapen shumë gënjeshtra

Rreziku që vjen nga interneti, në mediat sociale po përhapen shumë gënjeshtra

Presidenti amerikan përhap teori të demaskuara komplotesh, kryeministri britanik mashtron Mbretëreshën dhe një ushtri ndërkombëtare e robotëve kompjuterikë ka vetëm një qëllim: të dezinformojë në rrjetet sociale.

E vërteta nuk është në gjendje të mirë në fund të vitit 2019, shkruan DË. Kushdo që shikon në mediet sociale si për shembull në Facebook qoftë edhe pak mbi flluskën e krijuar nga lajmet e filtruara që i shfaqen në ekran, nuk mund të mos habitet: “Demokratja amerikane” Nancy Pelosi ka tërhequr 2.4 miliardë dollarë nga Fondi i Sigurimeve Shoqërore për të financuar procesin e fajësimit kundër Presidentit Trump”, thotë titulli.

Mjafton një klikim dhe unë i them botës atë që më tërbon. Një tjetër klikim dhe unë e shpërndaj titullin revoltues. Si mund t’ua marrë kjo grua paratë të varfërve dhe pensionistëve! Kjo në një kohë kur mjafton vetëm një klikim për të hyrë në artikullin pas postimit.

Dhe ai që është vetëm pak skeptik këtu dhe lexon më me kujdes, shpejt e ka të qartë, që kjo jo vetëm që nuk mund të jetë e vërtetë, po nuk është e vërtetë. Artikulli është postuar nën titullin “Satirë që të nxeh”. Dhe një vështrim në shënimin ligjor të faqes në internet zbulon: “Çdo gjë në këtë faqe interneti është e shpikur. Po të besosh atë që është shkruar këtu, duhet të vizitosh mendjen”.

Por kjo nuk bën asnjë dobi: postimi shpërndahet në mënyrë të shfrenuar dhe komentohet me zemërim, gjë që në sajë të algoritmave të Facebookut bën që gjithnjë e më shumë njerëz ta gjejnë atë në rreshtimin për ta, të “lajmeve”, në Feed. Kjo është dëshpëruese. Pse mund ta besojë dikush një marrëzi të tillë, pyet Christina Bergmann. Sepse ne ende nuk kemi mësuar si ta trajtojmë një vërshim të tillë informacioni, si ai që na përplaset në fytyrë në rrjetet sociale. Sepse atje askush nuk na thotë se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë është e parëndësishme, çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar.

Gjithçka është njëlloj, gjithçka është në rreshtimin e “lajmeve” për mua, e mira dhe e keqja, e dobishmja dhe e rrezikshmja. Dhe në fund, të gjithë njerëzit në Facebook janë “miqtë” e mi. Dhe miqve të mi unë u besoj, shton me ironi autorja.

@tn.lajmelokale
@tetovanews