Ballina Aktualitet Shqipëri Rrëfimi i babait që humbi vajzën nën rrënoja: Më fali Zoti, tullat...

Rrëfimi i babait që humbi vajzën nën rrënoja: Më fali Zoti, tullat dhe panelet i hoqa me duar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizituan sot në mbrëmje dy familjet duke i shprehur hidhërimin për familjarët që humbën jetën, ndërsa garantuan se institucionet shtetërore do jenë gjithmonë në mbështetje të tyre për të kaluar sa më lehtë këtë fatkeqësi dhe për tu riintegruar në jetën e përditshme.

Dy familje të tjera nga Thumana që humbën njerëzit e tyre si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit janë sistemuar në banesat sociale në Tiranë. Bashkia e Tiranës ka mundur të akomodojë familjen Vata me pesë anëtarë në një hapësirë 1+3 banimi dhe sistemimin e familjes Kabili, e përbërë me tre anëtarë, në një hapësirë 1+2 banimi. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizituan sot në mbrëmje dy familjet duke i shprehur hidhërimin për familjarët që humbën jetën, ndërsa garantuan se institucionet shtetërore do jenë gjithmonë në mbështetje të tyre për të kaluar sa më lehtë këtë fatkeqësi dhe për tu riintegruar në jetën e përditshme.

“Më vjen shumë keq për atë që ndodhi, ne do të bëjmë, gjithçka që kemi në dorë që t’jua lehtësojmë ca barrë që ju ra. Kemi marrë disa vendime për familjet e viktimave dhe besoj që nga pikëpamja e mbështetjes financiare do të jeni pa pasur dhimbje koke për të realizuar ato nevoja bazike të familjes. Edhe fëmijëve do ju japim bursë. Jetën e atyre që ikë nuk i kthejmë dot por jetët tuaja do jua lehtësojmë sat ë jetë e mundur. Ne do të jemi për çdo gjë në dispozicion. Ne do ti rregullojmë të gjithë familjet e viktimave brena kësaj jave”, – tha Rama.

Haxhi Kabili arriti të shpëtonte bashkëshorten, por jo vajzën e tij, ndërsa i ka treguar kryeministrit si arriti të dilte nga gërmadhat e pallatit që u shemb në Thumanë dhe la të vdekur 15 persona. “Vajza ka ikur nuk vjen më, tani c’të na japë Zoti. Edhe mua Zoti më ka falur, kam dalë nga gërmadhat, sesi kam dalë…!!! I hoqa vetë me duar panelet dhe tullat që dola. Isha në katin e katërt, dola për 15 minuta. Në atë pallat kanë humbur jetën 15 persona” tha Haxhi Kabili. Kryebashkiaku Veliaj siguroi se Bashkia e Tiranës do bëjë gjithçka për një akomodim sa më të mirë të këtyre familjeve, ndërsa theksoi se nuk do të mungojnë as shërbimet mjekësore apo ato sociale e arsimore.

VIDEO bonus:

Galeria e tërmetit:

Galeri nga dëmet e tërmetit në zonën e Mamurrasit:

@tn.lajmelokale
@tetovanews