Ballina Sport “Rokadë” me Gnabry, shqiptari debutoi me fanellën e “gjigantëve” të Bayern

“Rokadë” me Gnabry, shqiptari debutoi me fanellën e “gjigantëve” të Bayern

Një minutë luajti djali nga Kosova ndeshjen e sotme, por nuk është një minutë si të tjerat. Leon Dajaku debutoi me fanellën e gjigantëve të futbollit europian, Bayernin e Mynihut.

Djaloshi 18 vjeçar i lindur në Waiblingen të Gjermanisë është një nga sulmuesit më premtues të të rinjve të ekipit bavarez, dhe sot ndaj ndeshjes së fituar me Wolfsburg pati fatin e veshjes së fanellës së ekipit të madh.

Dajaku zëvendësoi “yllin” Gnabry në fund të ndeshjes, pak pasi titullari i Kombëtares kishte shënuar golin e katërt për ekipin e tij.

 

Me të rinjtë e Bayern, Dajaku ka shënuar deri më tani 3 gola në sezon, por është e dukshme ambicia e tij për skena më të mëdha, ndërkohë që vetë ekipi e lavdëroi atë duke përshëndetur debutimin e tij në rrjetet sociale.

Tani mbetet të shihet edhe vendimmarrja e tij për përfaqësuesen. Aktualisht ai ka luajtur me Gjermaninë U-19, por shanset për Kosovën dhe vetë Shqipërinë nuk janë ende të zbehura për talentin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews