Ballina Aktualitet “Rama show për të takuar njerëz”, Fevziu: Kamerat nuk kanë pse e...

“Rama show për të takuar njerëz”, Fevziu: Kamerat nuk kanë pse e ndjekin pas (VIDEO)

Gazetari Blendi Fevziu ishte i ftuar në “Mbrëmje në Abc”, me Mirela Milorin për të diskutuar për menaxhimin e situatës pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Fevziu i cilësoi si “super show” takimet e kryeministrit me qytetarët e prekur nga tërmeti, ndërsa e quajti të tepruar daljen në ekranet televizive.

Sipas gazetarit Rama po bën vetëm menaxhim mediatik të situatës.

“Rama duket super në shoë-n e madh për të takuar njerëz për të bërë batuta, ky nuk është menaxhim. Ky është menaxhim mediatik. Menaxhim do të thotë sa është humbja, që ende se kemi ndoshta me të drejt. Menaxhim d të thotë ku do vinë këto lekë. Menaxhim, ku do të dalim përvec ndihmave dhe çfarë do ndodhë me buxhetin, se me sa kam kuptuar do të rrite borxhi. Kjo në një aspekt është një zgjidhje e mirë, rrite brxhi, duten disa para dhe duket sikur rrite ekonomia. Por shqiptarët do e paguajnë borxhin afatgjatë në kushte të tmerrshme , është një kosto që do e paguajmë ne dhe fëmijët tanë pavarësisht se për momentin duket se ëhstë një zgjidhje.

Nuk besoj se është faji i Ramës që është mediatik, por është faji i televizioneve që e ndjekin 24 orë mbrapa. Kryeministri kusr shkon dhe bën mbledhje të zakosnhme se duhet të jetë kamera aty. Nuk vjen kamera në mbledhjen time të mëngjesit të rri aty live. Nëse mediat bien në presion kjo është gjë tjetër por nuk kanë pse ta ndjekin Ramën si big brother herë si i ka veshur poturet sot dhe si i ka veshur nesër. Është kryetministër të bëjë punën, pse duhet ta bëjë me kamera çdo ditë. Po kur shkon për të takuar njerëz . E jep me tv e tij dhe del në të gjitha kamerat. Ky është një teprim. Rama është më i fuqishëm në raport me instucionet. Ishte një gabim largimi i opozitës që i dha atij fuqi. Ka një raport të tensionuar me Presidentin që po mundohet ta shkarkojë, në këtë moment kjo i jep një fuqi shumë të madhe por zakonisht të gjitha strukturat politike fillojnë të kolapsohen edhe kur janë më të fuqishme”, tha ai./abcnews.al

VIDEO bonus:

https://youtu.be/Fqakhho9HO4

https://youtu.be/HOiMQlqp7EE

https://youtu.be/sFa55UG3C7U

https://youtu.be/rlJXuoEj51I

https://youtu.be/dTZlyKqsIck

https://youtu.be/xWkGTFtzzck

@tn.lajmelokale
@tetovanews