Ballina Aktualitet Shqipëri Rama nga Stambolli tregon takimin 3 orësh me Erdogan dhe telefonatën me...

Rama nga Stambolli tregon takimin 3 orësh me Erdogan dhe telefonatën me Macron (VIDEO)

Presidenti Erdogan, përmes një interviste për TCH tha se projekti për rindërtimin e 500 banesave për Shqipërinë e dëmtuar nga tërmeti është i realizueshëm.

Madje, ai tha se brenda 6 muajve, ose maksimumi një vit gjithçka do të jetë e përfunduar.

Sipas presidentit turk, afati kushtëzohet më tepër nga moti i keq dhe pamundësia për të ndërtuar, ndërsa shprehu gatishmërinë e menjëhershme për të dërguar në Shqipëri çadra termike, që mund të përballojnë temperaturat e ulëta të dimrit.

Ndërsa vetë Rama tha se takimi mes tij dhe Erdogan ka zgjatur më shumë se tre orë ku janë diskutuar shumë detaje, një prej të cilave ka të bëjë me një takim të vetë Erdogan me disa prej liderve të vendeve myslimane, me qëllim ndihmën për Shqipërinë.

Rama foli edhe për një iniciativë të Macron lidhur me një konferencë donatorësh të vendeve të Evropës.

“Po, është e vërtetë, Macron më ka telefonuar dhe më foli për këtë iniciativë. Por do të shohim, sepse edhe Gjermania ka folur për një iniciativë të tillë”, tha ai.

Rama ndërkohë ritheksoi faktin se Shqipëria pret shumë ndihma, ashtu sikurse edhe ka marrë deri tani, duke iu referuar ekspertëve që kanë ardhur, apo shumë ndihmave të tjera në materiale, veshmbathje e ushqime.

@tn.lajmelokale
@tetovanews