Ballina Aktualitet Opinione Politikë në emër të drejtësisë

Politikë në emër të drejtësisë

Nga Altrim Mamuti

Ditë më parë, ishim dëshmitarë të një prononcimi të vetë kryeministrit Zoran Zaev, i cili flet për korrupsion në gjyqësor, keqpërdorimin e gjyqësorit për interesa meskine politike, dhe të Qeverisë, edhe pse ai vetë nuk e përmend këtë realitet. Por, si duket dy vjet e gjysmë pas qeverisjes në vendin tonë, kryeministrit i është kujtuar se duhet të shoshitje në gjyqësor dhe në institucionet tjera ku dyshohet për keqpërdorim, por kjo lloj shoshitje apo veting, të bëhet jo vetëm me faktor të vendit por edhe ndërkombëtar.

I nderuar kryeministër, ASH ka kohë që e kërkon këtë, por e luajtët të shurdhrin ndaj kërkesave tona, me siguri derisa këtë ua kërkuan edhe ndërkombëtarët.

Në këtë prononcim të tijin, kryeministri Zoran Zaev thotë se, citoj:

“Gjyqësorin patjetër duhet ta pastrojmë nga gjykatës dhe prokuror të korruptuar”.

Zoti kryeministër, po a nuk drejtoni ju Ministrinë e drejtësisë, dhe përse këtë spastrim nuk e keni bë deri tani, por pritet të shpallen zgjedhjet, pastaj të veproni?!

Më këtë popullatë e dashur, kuptojmë qartë se, Zoran Zaev dhe vasalët e tij BDI, pasi nuk lan gjë pa keqpërdorur, më në fund, edhe këtë gjoja se pastrim të gjyqësorit, duan ta bëjnë se për ta bërë gjyqësorin si duhet, por për të fituar pikë politike.

I ndëruar Kryeministër, si ASH, kemi disa pyetje, që presim të na përgjigjeni publikisht.

Në prononcimin tuaj thoni se, komisioni për anti korrupsion ka filluar hetime mbi pasurit e politikanëve, duke filluar nga Ju. Ne ju pyesim, a do vlej ky hetim edhe për pjesëtarët e BDI-së, apo edhe kësaj radhe do i kurseni sepse ju duhet si partner në Qeveri?

Andaj, po ju pyesim direkt:

1. A do të hetohet pasuria e Musa Xhaferit dhe Bujar Osmanit, që i dëgjuam nëpër “bomba” se kanë keqpërdorur postin në gjitha anët, njëri duke qenë zv kryeministër, dhe tjetri duke qenë Ministër i Shëndetësisë, dhe ku dyshohet për qindra mijëra euro të keqpërdorura?

2. A do hetohet pasuria e Teauta Arifit, e cila vite me radhë po apostrofohet për keqpërdorim të postit dhe askush asnjë hetim ndaj saj nuk ka ngritur?

3. A do bëhen transparente këto hetime që ta dij çdo qytetar se ku kanë përfunduar paratë e tyre, apo sërish do i publikoni sikurse “bombat” vetëm ata që ju konvenojnë, ndërsa për ata që ju duhen në koalicion ti fshihni dhe heshtni.

4. Dhe në fund, kryeministër, gjyqësori ka bërë keqpërdorime duke qenë i mbrojtur nga politika, a mendoni se këto hetime, apo ky VETING, duhet të fillojë nga Ju, partia juaj, Ali Ahmeti dhe partia e tij, dhe më pastaj të shkoni të kërkoni fajin diku tjetër, si alibi për ta fshehur të vërtetën.

Të nderuar banorë të vendit tim, përgjigja më e mirë për këto keqpërdorime që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen nga kjo Qeveri, ndërsa shqiptarët kanë mungesë të bukës së gojës dhe për pasojë marrin rrugën e mërgimit, do bëhen edhe në të ardhmen, por ASH nuk do lejoj më këto keqpërdorime, dhe nda prilli i vitit që vjen, kjo qeveri do shkoj në histori dhe atëherë, pra vetëm atëherë, do mund të bëhet një veting si duhet dhe pa ndikime politke.

Një gjë ju premtojmë, se vetingu apo kontrolli i thellë i keqpërdoruesve, do të fillojë nga politika dhe do përfundojë deri tek administratorët, por jo në kohë fushate parazgjedhore dhe jo për pikë politike, siç e bën kjo Qeveri.

@tn.lajmelokale
@tetovanews