Ballina Aktualitet Kultura Për Faik Konicën shkrimtar

Për Faik Konicën shkrimtar

Prof. Nasho Jorgaqi

Rruga nëpër të cilën ka kaluar letërsia shqipe për të fituar përmasat e një letërsie kombëtare dhe individualitetin e plotë artistik ka qenë e gjatë, e vështirë dhe e ndërlikuar. Ajo ndoqi fatin e popullit të saj, në kushtet e lëvizjes së fuqishme të Rilindjes, në luftë për çlirimin kombëtar dhe për një kulturë kombëtare. Në qoftë se poema “Milosao”( 1836) e J. De Radës përuroi veprën e parë artistike, veprat e Naimit, pesëdhjetë vjet më vonë (1886), përcaktuan përgjithësisht fizionominë kombëtare të letërsisë sonë. Nga fundi i Rilindjes, letërsia shqiptare synoi drejt proceseve të reja, jo vetëm duke i zgjeruar kufijtë e vet tematiko-gjinorë e duke njohur vetveten për të parën herë në pasqyrën e mendimit kritik letrar, por dhe u përqas me dukuri artistike bashkëkohore në rrafsh evropian, u bë e ndërgjegjshme për vlerën estetike të fjalës shqipe. Në këtë kuadër u shfaq dhe luajti një rol të dorës së parë Faik Konica.

Faik Konica për afro pesë dekada, nuk do të jetë një emër i çfarëdoshëm në botën shqiptare, por një figurë qendrore, më rrezatim të gjerë, me peshë specifike në ecurinë progresivë të letrave tona, dhe një pikë referimi në rrjedhën e drejtimet e kulturës sonë moderne. Kjo është aq e vërtetë, sa megjithë heshtjen e shpërfilljen gjysmëshekullore, historia e paanshme ia ka ruajtur vlerat që i takojnë. Pas mjegullës së kohës, ka qëndruar ngaherë monumenti i veprës së tij.

Dhe kur flasim për meritat e F. Konicës nuk kemi parasysh vetëm shkrimtarin, publicistin, kritikun letrar, eseistin, përkthyesin, por vështruar më gjerë, një nga etërit e artit dhe kulturës sonë modeme, intelektualin e krijuesin e hershëm shqiptar të afiniteteve dhe dimensioneve evropiane. Është fakt, se megjithë kundërthëniet dhe zigzaget e jetës së tij politike, emancipimi ynë kombëtar do t’i detyrohet në një shkallë të ndjeshme dhe rolit të veprës së Konicës. Ky emancipim do të ketë të bëjë së pari me letërsinë, me fjalën shqipe por edhe me kulturën, me mendimin shqiptar, me ato ura komunikimi që ai hodhi në mes Shqipërisë dhe botës. Konica synoi dhe punoi tërë jetën, që atdheu i tij duke qenë gjeografikisht pjesë e pandarë e Evropës, të ndjehej e të mendonte si Evropa, të punonte e të krijonte si ajo. Për këtë, ai ishte i bindur dhe i vendosur, sado që realiteti bashkëkohor shqiptar shpesh nuk i jepte shkas për optimizëm. Kjo shpjegon pakënaqësitë e tij të vazhdueshme, zemërimin e hidhur që i zgjonin dukuritë negative në jetën shoqërore e shpirtërore të bashkatdhetarëve, kjo përligj në të shumtën e rasteve edhe satirën e sarkazmën e pamëshirshme të cilat ua kundërvë mendimeve, mendësive dhe praktikave të mbrapshta që pengonin progresin dhe emancipimin e kombit. Konica do të dallonte nga rilindasit e tjerë, të cilët duke plotësuar e lartësuar virtytet dhe meritat e shqiptarëve, do të bëheshin edukatorë dhe mësues të tyre. Ndryshe nga ata, ai do të kritikonte ashpër, do të mohonte e tallte çdo gjë të keqe, i frymëzuar në thelb nga qëllime dashamirëse, që i kalonin kufijtë e kohës dhe të vendit të tij. Lartësia nga e cila vështronte dhe aspironte Konica, kur qe fjala për Shqipërinë dhe shqiptarët ishte e një kuote evropiane. Prandaj, në këto kërkesa dhe qëndrime të rrepta, ai nuk u vu në rolin e mësuesit dhe edukatorit të kombit, siç ndodhi me Naimin e të tjerë, por të kritikuesit e të kërkuesit, në një kohë, siç thotë studiuesi Vangjel Koça që “bota shqiptare s’kish nevojë për një shigjetar, por për edukator, mësues e ai kështu s’u bë dot.”

Sigurisht,kjo pozitë e veçantë e F.Konicës, si dhe natyra e tij e vështirë për të bashkëpunuar me të tjerët, temperamenti egocentrik, sado ndërlikime që i sollën personalitetit të tij, nuk ia errësuan kurrsesi figurën në historinë e kulturës shqiptare. Ai mbeti një individualitet i spikatur, si mendimtar, krijues e njeri, që e begatoi dhe e larmoi universin tonë kombëtar, luajti tek e fundit një rol të rëndësishëm në kulturën shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të njëzetë.

Mendimet dhe gjykimet për F. Konicën sado kontradiktore qofshin, vijnë në përfundime pak a shumë të përbashkëta kur bashkojmë në figurën e tij, sipas përcaktimit të Nolit, stilistin e përkryer, eruditin e shkëlqyer dhe atdhetarin e madh. Janë këto, tre dimensionet e personalitetit të Konicës, të cilat nuk mund të përfytyrohen dhe kuptohen, pa kohën dhe mjedisin nga doli e u formua, pa rrethanat shqiptare dhe lidhjet me botën, pa dhuntitë e aftësitë e tij krijuese.

Duke e parë F. Konicën më shumë si një dukuri novatore për botën shqiptare se sa si individ, mund të themi se te ai u harmonizua njeriu shqiptar i Rilindjes kombëtare më shqiptarin evropian, që i kapërceu kufijtë tradicionalë të kohës dhe u përpoq të integrojë kulturën tonë me kulturën e kontinentit. I zbritur nga një familje e vjetër feudale, me lidhje fisnore me Ali Pashë Tepelenën, ai u rrit në frymën e shqiptarizmës e të krenarisë kombëtare dhe iu përkushtua që herët kauzës së atdheut. Konica hyn, siç e pohon vetë, në “Rilindjen shqiptare” në moshën njëzet vjeçare atëherë kur boton në Paris broshurën “Shqipëria dhe turqit” (1895) dhe vendoset në Bruksel, nga nis të nxjerrë revistën “Albania”, si “organ i partisë autonome revolucionare”. Ndryshe nga rilindasit e tjerë, që i kishin qendrat e tyre nëpër kolonitë shqiptare, si në Bukuresht, në Sofje e gjetkë, Konica do ta ngrejë flamurin e luftës në mes të Evropës. Veprimtarinë e tij politike e kulturore, ai do ta zhvillonte në vatrat kryesore të metropoleve evropiane, si në Paris, Bruksel e Londër. Prej këtej, militanti i Rilindjes sonë do të mbante lidhje me lëvizjen kombëtare dhe do të komunikonte me botën. Këtë lidhje të dyfishtë mund ta bënte vetëm një njeri si F. Konica, i cili jo vetëm kishte disa dhunti e cilësi të veçanta individuale, po ishte dhe i përgatitur për këtë mision historik. Në qoftë se edukata familjare dhe lëvizja kombëtare i zgjuan dhe i ngulitën vetëdijen patriotike dhe i dhanë drejtimin dhe qëllimin.. kryesor të jetës, edukimi shkollor, studimet franceze që kreu në liceun perandorak të Gallatës deri te universiteti i Dizhonite “College de France”, i dhanë një formim e kulturë të plotë oksidentale. Duke depërtuar nëpër hapësirat e historisë e kulturës (franceze, të gjuhës, të artit të saj, Konica që fare i ri, me etje të pashuar e vullnet të admirueshëm, fitoi një erudicion të pasur, zotëroi me themel gjuhën frënge e u bë poliglot, kultivoi një shije të hollë, fitoi horizont të gjerë e të gjithanshëm. Një nivel e kualifikim i tillë, e ngriti atë në shkallën e një intelektuali të vërtetë të kohës, që, nga një anë i siguroi vend vetes në rrethe erudite dhe nga ana tjetër e bëri të dallohet e të çohet mbi mjedisin shqiptar. Por ç’ishte më e rëndësishme, formimi e kualifikimi i lartë oksidental i dha mundësi atij t’i shpëtojë ndikimit ballkanik oriental, të shkëputet nga mënyra e jetesës dhe mendësia e ngushtë orientale, të ngrihet mbi gjykime të ngushta e shije të tejkaluara të Lindjes së prapambetur. Kjo është arsyeja, që Konica do të frymëzohet nga ideale iluministe dhe humaniste dhe do të ushqehet nga mendimi racionalist. Kjo është arsyeja që dhe “Albania” gjatë afro 13 vjetëve, në 5000 faqet e saj, do të jetë një organ me frymë evropiane, një enciklopedi shqiptare, një tribunë e letërsisë kombëtare.

Personaliteti intelektual i Faik Konicës është një temë që akoma nuk ka gjetur zbërthim të plotë. Ai përbën padyshim një rast të veçantë, jo vetëm për kohën e tij por edhe më tej, si njeri me talente artistike, me dituri të madhe, me interesa të shumta e kërkesa të larta. Edhe pse jetoi në mërgim të përjetshëm dhe studioi në metropolet kryesore të kulturës botërore, nuk u shkëput nga kultura amtare, përkundrazi u mbajt fort pas saj, u përpoq ta pasurojë e ta lartësojë, t’i sjellë shërbime të çmuara.

Bota intelektuale e F. Konicës është bota e kulturës njerëzore, e historisë dhe e filozofisë, e letërsisë dhe e arteve, e shkencës dhe e psikologjisë së njeriut. Ai do të donte të depërtonte e të kridhej në hapësirat e të gjithë qytetërimeve, në epoka dhe dukuri kulturore e artistike nga më të ndryshmet dhe pasi njihej me to, dinte pastaj ç’të merrte e ç’të përfitonte. Në qoftë se si krijues, ai nuk u tregua i shtruar dhe nuk pati rendiment të lartë, si gjurmues e njohës qe i palodhur e këmbëngulës me shpirt kërkues dhe etje të pashuar dhe tepër serioz. Në këtë sferë, natyrisht, synimet e tij duhen parë të kushtëzuara nga rrethanat e kërkesat e kohës, siç duhen parë dhe brenda natyrës dhe prirjeve vetjake. E vërteta është se mbi kureshtinë intelektuale dhe shpirtin e hulumtuesit, do të zotëronte përkushtimi patriotik, për të zbuluar rrënjët dhe gjurmët e popullit shqiptar në historinë e kulturën evropiane. Në arkivat e bibliotekat e Parisit e të Vjenës, të Londrës e të Venecias, syri i tij do të hetonte e do të nxirrte në dritë dokumente e vepra, antikuare me vlera të dorës së parë. Hulumtimet e Konicës do të sillnin argumente e fakte të reja për lashtësinë e etnisë shqiptare, të gjuhës shqipe, ai do t’u rikthente bashkatdhetarëve flamurin e Skënderbeut, të harruar në shekujt e rëndë të robërisë osmane. Nëpërmjet revistës “Albania” dhe shtypit të mëvonshëm në mërgim e në Shqipëri, shkrimet mjeshtërore të Konicës, kumtimet dhe esetë, artikujt e shënimet e pafund, jo vetëm do të informonin opinionin shqiptar e do të propagandonin kauzën e tij në qarqe të huaja, po do të kontribuonin për forcimin e ndërgjegjes patriotike dhe ndërtimin e një kulture kombëtare.

Konica me të drejtë është quajtur një enciklopedi e gjallë për njohuritë e gjera dhe fushat e ndryshme të njohjes, siç është mbajtur dhe si njeri me mendje të ndritur dhe shije të hollë e të kultivuar. Ai i magjepste njerëzit dhe i bënte nder popullit të vet në mjediset e huaja. Kultura tek ai nuk ishte stoli, po rrezatim i një formimi solid intelektual, dhe me këtë formim kemi parasysh sa erudicionin e pasur, kulturën e thellë filologjike, klasike e modeme, përgatitjen serioze estetike aq dhe shkallën e lartë të përvetësimit dhe të zbatimit të tyre në sfera të ndryshme të jetës. Nga ana tjetër figurën e tij intelektuale e pasuronte njohja dhe lidhja shpirtërore me të gjitha llojet e arteve, me muzikën, teatrin, pikturën. Prandaj, nuk është e rastit, që ai pat miq personalitete nga bota artistike e Parisit dhe e Londrës, e Brukselit dhe e Vjenës, e Bostonit dhe e Romës. Ai fitoi admirimin e respektin e poetit të shquar francez G. Apoliner, me të cilin bashkëpunoi në revistën e tij ” Gostia e Ezopit”, siç siguroi dhe ndihmën e skulptorit të njohur belg Pol Noket për revistën “Albania”, ku ai botoi skica me temë shqiptare. Nëpërmjet tyre e të tjerëve Konica u lidh dhe u integrua në një farë mënyre me rrjedhat e tendencat e reja të artit e kulturës evropiane të kohës, u bë vetiu ambasador i kulturës dhe letërsisë shqiptare në botën e huaj.

Në pamje të parë duket sikur ekziston një kontradiktë në mes vlerësimit të lartë që i bëhet figurës së tij dhe veprave që ai la. Në të vërtetë, Konica nuk la vepra monumentale. Aftësitë dhe energjitë krijuese, kualifikimin artistik dhe potencialin intelektual, ai i shpërndau në shumë fusha, bile dhe veprat më të rëndësishme që nisi nuk i çoi deri në fund, nuk i kreu. Me të ndodhi ashtu siç shkruan Noli, se “Është fakt se ekziston Simfonia e Pambaruar e Shubertit dhe një grumbull i pakryer statujash të Mikelanxhos…Kemi fat që ekzistojnë këto kryevepra të papërfunduara, po aq na vjen keq për atë që u mungon…”

Në qoftë se nga F. Konica nuk trashëguam vepra monumentale, prapë ai la një monument dhe kjo është gjuha e tij e pavdekshme. Jo më kot për këtë u quajt “princ i gjuhës shqipe” & “kryelëronjësi i gjuhës sonë.” Monumentaliteti i këtij akti të Konicës, që ka të bëjë me një nga tiparet qenësore të kombit, duhet kërkuar në dy aspekte: së pari, në parimet dhe kriteret gjuhësore që ai ndoqi, të cilat qenë aq të drejta dhe largpamëse sa e bënë atë një nga pionierët dhe pararendësit e gjuhës letrare kombëtare shqipe. Së dyti, në praktikën krijuese, ai u tregua një stilist i përsosur, gjuha e tij ka mbetur ngaherë e fuqishme, e qartë, c bukur. Në qoftë se në përgjithësi, ai zbatoi parimin e ekonomizimit lë fjalës, përdorimin e saj me kursim, larg fjalomanisë, duke synuar lakonizmin, saktësinë dhe harmoninë. në veçanti meritat janë akoma më të shquara. Stili konician dallohet në radhë të parë për natyrshmëri e thjeshtësi, për temperament dhe elegancë. Ai shndërrohet shpesh në një magjistar i gjuhës shqipe. Fjala e tij nuk njeh vjetërim, përkundrazi ka aftësi përtëritëse dhe në çdo kohë përfiton muzikë, vrulle, delikatesë, harmoni. Tingujve të gjuhës së Naimit ai u shtoi nota të reja, jo vetëm ëmbëlsi e butësi, por edhe rreptësi, hove të stuhishme, tone të serta. Konvencionalizmi gjuhësor në letërsinë e kohës do të fitonte tipare individualizuese në gjuhën e Konicës. Kjo do të kontribuonte fuqimisht për një letërsi e sidomos për një prozë moderne në letrat shqipe.

Konica doli me kërkesa të larta ndaj letërsisë sonë, shtroi para saj si nevojë imperative cilësinë. Duke mos lënë anash, lëndën, brendinë e veprave, ai do t’i jepte rëndësi të veçantë formës, mjeteve shprehëse, shfrytëzimit dhe përdorimit cilësor të gjuhës. Letërsia bashkëkohore shqipe që ishte kryesisht një letërsi poetike dhe kish arritur në këtë fushë të krijonte vepra madhore, nuk mund të ecte përpara e të kryente misionin e saj, pa zhvillimin e gjinive të tjera, si proza e dramaturgjia e aq më tepër pa kërkuar dhe shfrytëzuar rrugë e forma novatore të rrafsheve evropiane. Në këtë pikëpamje, F. Konica objektivisht dha shëmbëlltyrën e një shkrimtari novator për kohën, jo vetëm me prirjet origjinale dhe shfrytëzimin racional të potencialit krijues, por dhe me konceptet e reja ideoestetike dhe praktikat e panjohura deri atëherë tek ne. Pavarësisht sif trashëgimia e tij është tejet e shpërndarë në kohë dhe në fusha e lloje nga më të ndryshmet, thelbi i përvojës krijuese të Konicës, mësimet që nxirrnin shkrimtarët shqiptarë prej tij qenë orientuese, kishin të bënin me progresin estetik të letërsisë sonë. Dukuria novatore që bart Konica shprehet në artikujt teorikë dhe kritikë, siç shfaqet dhe në publicistikën dhe eseistikën e tij, por ajo mishërohet qartë në veprën letrare që shkroi. Shkrimtari te Konica është nga komponentet kryesorë të personalitetit të tij poliedrik.

Vendi që ka zënë deri më sot Faik Konica si shkrimtar në historinë e letërsisë shqipe kaqenë i kufizuar, ashtu siç kanë qenë të pamjaftueshme studimet e veçanta për krijimtarinë e tij të mirëfilltë letrare. Është e vërtetë se bilanci sasior i kësaj sfere në veprimtarinë e gjithanshme të Konicës paraqitet i paktë. Por në art, dihet se nuk është kurdoherë sasia ajo që përcakton vlerën e një shkrimtari.

Duke e parë nga afër Konicën shkrimtar, vëmë re se ai, po të shpreheshim në mënyrë disi paradoksale, ka një krijimtari sa të gjerë aq edhe të ngushtë. Të gjerë, se Iëvroi e provoi pothuajse të gjitha gjinitë e llojet letrare, nga poezia e proza poetike, skica e skeçi, portreti e proza historike, eseja dhë pamfleti e deri te tregimi dhe fillimi i romanit. Të ngushtë, se kjo krijimtari qe e pakët në numër, modeste si sasi, disa herë e pakryer dhe e mbetur në mes. E megjithatë, pavarësisht nga këto raporte, vepra letrare e Konicës në tërësinë e saj përbën një faqe origjinale në letërsinë tonë, ajo shënon një hop më tej në progresin estetik të fjalës shqipe. I frymëzuar nga historia dhe jeta shqiptare, nga njeriu shqiptar dhe bota e tij, Konica provoi të krijojë një letërsi me koncepte e shije bashkëkohore, me vizion të ri, të çliruar krejtësisht nga konvencionalizmi dhe rekuizita e vjetër e modeleve të letërsisë orientale. Kahu që ndoqi ai si shkrimtar u shërbeu drejtpërdrejt përpjekjeve të autorëve tanë më të mirë për konsolidimin e një letërsie kombëtare shqiptare.

Ndonëse bilanci sasior i krijimtarisë artistike të Konicës është i kufizuar, në të vërtetë ai u mor me letërsi tërë jetën. U mor në kohë të ndryshme, pas intervalesh të gjata, aq sa veprat letrare të mirëfillta duken episodike, të vështruara në sfondin e veprimtarisë së tij të gjithanshme dhe intensive sidomos asaj publicistike. Ka sigurisht arsye që e shpjegojnë këtë gjendje, së pari, se ai u dha përparësi detyrave të ngutshme të ditës që shtronte lëvizja kulturore dhe politike në Shqipëri dhe iu përkushtua gazetarisë e publicistikës, së dyti, ai kish kërkesa të larta ndaj vetes e në përgjithësi ndaj artit dhe akti krijues për të ishte i shenjtë, së treti, duke qenë se arti lypte kohë e përkushtim të vazhdueshëm, ai nuk e kishte të lehtë t’i nënshtrohej një regjimi të rregullt pune.

Duke studiuar me vëmendje trashëgiminë letrare të Konicës, do të vemë re se ajo është intensifikuar dhe ka dhënë frute në periudha shqetësimesh kombëtare dhe të angazhimit tërësor politik e shpirtëror të shkrimtarit në to. Dy janë periudhat e baticës letrare të Konicës, koha kur ai botonte revistën “Albania” {1897- 1909) dhe vitet 20 (1920-1925). Në të parën ishin kërkesat historike që shtronte Rilindja shqiptare, nevojat e ngutshme për një letërsi

kombëtare, në të dytën ishte atmosfera e lëvizjes demokratike shqiptare, koha e proceseve të vështira politiko-shoqërore, që lypnin dhe fjalën e kualifikuar të Konicës artist.

Krijimtaria letrare e F. Konicës e lokalizuar në kohë, shtrihet në një hapësirë dyzetvjeçare po të kemi parasysh që vjershën e parë, “Gjuha jonë”, e botoi në “Albania”në 1897 dhe të fundit në “Dielli” më 1937. Në mes këtyre kufijve ai botoi shkrime të gjinive e llojeve të ndryshme letrare, fitoi emrin e një shkrimtari të dalluar në letrat shqipe. Sa i ndërgjegjshëm ishte Konica për punën e tij si shkrimtar, flet edhe fakti që ai më 1910 njofton lexuesit se ka përgatitur për botim librin “Kandili i kuq” një përmbledhje “me copa letrare përralla dhe vjersha të botuara që moti në “Albania”. Ky vëllim nuk u botua asnjëherë, siç nuk arriti autori të botojë asnjë libër letrar të vetin, me pëijashtim të përmbledhjes me përralla të përkthyera “Nën hijen e hurmave” (1924).

Ishte e natyrshme që edhe F. Konica i ri ta niste rrugën e letërsisë me vjersha. Vjershat e tij e parë e botuar në “Albania” (1897) i kushtohej gjuhës shqipe. Edhe pse kemi të bëjmë me një vargëzim të dobët (çuditërisht shkruar në gegërisht), motivi i vjershës është nga më tipikët e poezisë të Rilindjes. Te Konica ky motiv do të kthehet në një simbol të mbarë veprimtarisë së tij, po të kemi parasysh se gjuha amtare do të mbetet për të dashuria e përjetshme, më e fuqishmja e më pasionantja, leva e Arkimedit në jetën e vet letrare dhe intelektuale.

Poezia në krijimtarinë e Konicës do të zërë një vend të kufizuar. Vjershat do të jenë më shumë frymëzime të rrethanave rastësore se sa nevojë e përhershme kreative. Megjithatë, ato do të prezantojnë atë si një poet të hollë lirik dhe satirik. Duke u fiymëzuar nga idealet e lëvizjes patriotike ai do t’i thurrë himn flamurit kombëtar (“Flamuri”, 1899 dhe e ripunuar 1911), siç do t’u bëjë jehonë kryengritjeve shqiptare në pragtë pavarësisë (“Kushtrimi ose Marsellaise i shqiptarëve “,1911). Zëri i tij poetik do të shprehet me tone luftarake e patos romantik, me figura të goditura retorike.

Më 1901, Konica botoi vjershën “Anadollakunë mësallë” satirë kjo e fuqishme, drejtuar kundër bejlerëve në planin etik, për jetën vanitoze që bënin. Është një portret i goditur i feudalit shqiptar, dhënë përmes një imazhi konkret, me ngjyra groteske, ku fshikullohen injoranca, bota e varfër shpirtërore, lakmia etj.

Nga vjershat e tij do të veçonim, “Helena e Trojës”(1937) një vjershë antologjike, e shkruar në moshën e pjekurisë, ku bota e ashpër homerike, jepet përmes figurës delikate të Helenës, me një bukuri të re, gjithë elegancë e delikatesë.

Konica poet do të rishfaqet dhe në një formë tjetër, në prozat poetike. Janë dhe këto të kufizuara për nga numri, por me një nivel të ngritur artistik që i takojnë kryesisht kohës së rinisë. Ishte lloj i ri, një trajtë krejt e panjohur deri atëherë për letërsinë tonë dhe që penda e Konicës do ta provonte me sukses të plotë. Brenda një vitit (1898), ai do të botonte në faqet e “Albania” njëra pas tjetrës prozat poetike “Në liqen”, “Anës liqenit” dhe “Bora”. Vërtet tematika qe pak e kufizuar, por prapë ato sillnin jehonën ose pasqyronin tërthorazi gjendjen shpirtërore të një intelektuali patriot, shqetësimet e tij, vizionin e nostalgjinë e vendlindjes, dritat e hijet e botës shqiptare, dhënë përmes një spektri të këndshëm poetik. Ndjenja të thella, më theks tepër human do të përshkonin prozën tjetër poetike. “Malli i mëmëdheut”, ngritur mbi një varg situatash të shkallëzuara dhe figurash domethënëse, që përftojnë në mënyrë të natyrshme imazhin e atdheut.

Nga pikëpamja e formës, këto proza të shkurtëra qëndrojnë në mes të vargut të lirë dhe prozës së ritmuar. Duke dëshmuar për vlerat e reja estetike të talentit të Konicës, ato ishin dhe një dëshmi tjetër e aftësive krijuese të gjuhës shqipe, të plastikës së saj, bukurisë dhe delikatesës që ajo shprehte dhe në prozë. Një prozë e karakterizuar nga tensione emocionale e fllade lirike, nga spontaniteti dhe transparenca, me prirje meditive dhe psikologjike. Detajet e gjetura dhe shkallëzimi i arsyetuar i mendimit u japin këtyre prozave reliev artistik. Animinimi i natyrës, perceptimi figurativ i peizazhit dhe evokimi i jetës njerëzore janë bërë nga këndvështrime origjinale, me një gjuhë simetrike, të thjeshtë e të qartë shqipe.

Përvoja e letërsisë së huaj, sidomos prozat e njohura poetike të Shatobrianit, nuk e kanë penguar Konicën e ri të jetë origjinal dhe t’i hapë rrugën këtij lloji artistik në prozën e vonuar shqipe të asaj kohe.

Lëvrimi i prozës poetike, parë në një kuadër më të gjerë mund të thoshim se shënon dhe fillimin e prozës moderne shqipe, krijues i së cilës do të bëhet Faik Konica. Proza në fakt është fusha kryesore, ku gjeti shprehjen më të plotë personaliteti i tij krijues. Dhe kur themi kështu, kemi parasysh Konicën si prozator i disa profileve, i prozës letrare, publicistikës, eseistikës, historike. Në qoftë se proza publicistike është zotëruese, si nga pikëpamja numerike ashtu dhe nga shtrirja kohore, proza letrare shquhet për nivelin artistik dhe karakterin e saj novator.

Proza letrare ndonëse e kursyer në sasi dhe disa herë e pambaruar por e larmishme e plot variacione formash, është ajo që përfaqëson Konicën shkrimtar dhe i jep atë vend të posaçëm në letërsinë shqipe që tanimë dihet. Vendi i tij i posaçëm përcaktohet nga disa rrethana e, në radhë të parë, nga gjendja e prozës tonë, e cila gjatë Rilindjes pati ecuri të ngadalshme e të ngathët, me një frymëmarrje të ngushtë tematike; e varfër në trajtat e mjetet shprehëse, e kufizuar në llojet e veta. Konica, duke debutuar në këtë fushë do të dallohet e distancohet nga prozatorët bashkëkohës, nga proza e P. K. Negovanit, M. Grameno, M. S. Gurrës apo edhe e N. Nikajt dhe F. Postolit. I vetmi, që mund t’i afrohet është Lumo Skëndo me prozën e tij mjeshtërore.

Kur F. Noli e quan K onicën “krijuesi iprozës modeme shqipe” dhe “mjeshtri më i skaliur i prozës” me këtë ka parasysh hopin cilësor që solli vepra e tij në rrugën e mundimshme të prozës sonë. S’ka dyshim se arritjet më të mira të publicistikës, problemet e mprehta dhe patosi i saj i zjarrtë, begatimi i mjeteve shprehëse, shkathtësimi i gjuhës, do t’i përgatisnin terrenin dhe do të ushqenin drejtpërdrejt prozën letrare. Shembullin më të mirë për këtë do ta jepte Konica, i cili duke qenë një nga mjeshtrat e publicistikës, u bë dhe mjeshtër i prozës sonë letrare dhe luajti një rol prej udhërrëfyesi.

Kontributi i Konicës në procesin e zhvillimit dhe të ngritjes artistike të prozës shqipe duhet parë në tërësinë e veprës së tij dhe marrë në një hark kohor. Gjithashtu duhet vështruar në konceptet dhe raportet e reja që ai krijoi me gjuhën, në vetitë dhe vlerat estetike e semantike që i zbuloi gjuha shqipe, në aftësitë e tij për t’i shfiytëzuar e për t’i mishëruar, këto artistikisht në një gjini të rëndësishme si proza.

Proza letrare koniciane brenda vëllimit të saj të kufizuar paraqitet çuditërisht me një laryshi llojesh. Mund të shpjegohet kjo me interesat e gjera të autorit, me natyrëji e tij të shpëmdarë, po dhe me kërkesat e kohës, nevojat e vetë letërsisë. Fillon me prozat poetike dhe përhapet gjatë gjithë jetës në prozën e shkurtër, në skica letrare, portrete, vizatime, apo, për të provuar tregimin e për t’u matur edhe me romanin. Në të gjitha llojet nuk shtrohet, s’ka vazhdimësi, vetëm jep prova të suksesshme, hap shtigje, bëhet nismëtar, lë vepra shembullore. Në periudhën e “Albania”-s anon më shumë nga proza e shkurtër, më vonë, sidomos në vitet 20, jepet pas prozës së gjatë, po fizionomia krijuese mbetet po ajo, veç pasurohet dhe kualifikohet më tej. “Talenti i tij glose-plastik, – siç e cilëson kritiku V. Koça – arrin të punojë e ta ngjeshë fjalën shqipe, t’i japë asaj laryshi trajtash dhe finesë, forcë e bukuri magjepsëse, që proza jonë vështirë e kish njohur deri atëhere.”

Proza letrare e Konicës është e shpëmdarë në kohë dhe gjendet e pranishme pothuajse në të gjitha periudhat e jetës së tij krijuese. Pandaj, mund t’i qasemi e ta shqyrtojmë duke e grupuar brenda përbrenda llojeve artistike. Një tipologji e tillë, jo vetëm zbulon variacionet në penën e shkrimtarit, po evidencon më mirë vlerat e saj ideomiocionale.

Me skicat letrare të Konicës kemi parasysh ato shkrime, që nuk janë të gjitha skica me kuptimin e mirëfilltë, por dhejpërralla, si i quan vetë, dhe rrëfenjëza. Shumica u botuan në faqet e “Alba¬nia”-s, kurse ndonjë si “Çipi i palaçove” u shkrua në vitet e mëvonshme. Të para në tërësi nga pikëpamja tematike, zor se mund të gjesh tek ato një emërues të përbashkët. Brendia e tyre të fut në bofën legjendare të përrallave (”E bija e mbretit dhe trëndafijt” apo “I urti i malit”), siç evokon ndonjë episod nga epoka e Skëndërbeut (“Mrika”) apo ngjarje të jetës së shqiptarit në ushtrinë turke (“Nëdritë të hënës”), ndonjë shqetësim të lëvizjes kombëtare (“Ai që ishtegati të vdesëpër Shqipërinë”), për të ardhur, në kohë më të reja, kur përvijon tipa regresivë të shoqërisë shqiptare (“Çipi ipalaçove”)

Përralla e Konicës, duke ruajtur fiymën e llojit, është e shkurtër, me një domethënie të qartë, madje dhe me elemente partiotike. Me një subjekt oriental, s’është vështirë të thurësh një përrallë, por Konica, falë aftësisë kreative të artistit të vërtetë, ndjenjës së hollë, sensittë masës dhe muzikës së gjuhës, kakrijuar një kryevepër në llojin e vet. Figura tradicionale e vajzës së mbretit te “E bija e mbretit edhe trëndafijt” jepet aq e brishtë dhe e këndshme, mishëron një trajtë krejt origjinale idenë e përjetshme që gëzimi e hidhërimi, lotët e gazi janë pjesë e pandarë e jetës së njeriut. Por nga ana tjetër siç del nga morali i përrallës “I urti i malit”, jeta e njeriut ka kuptim te vlerës së vërtetë kur rron e punon në vend të tij.

Fryma patriotike gjen shprehjen e vet të drejtpërdrejtë në një bazë të pasur emocionale te rrëfenjëza “Mrika”. Është fjala për vdekjen e lumtur të një vazje shqiptare, që me trimërinë e gjakun e saj shpëton jetën e Skëndërbeut. Me gjithë fundin tragjik, dhënë në sfondin e detit të natës, që vetëtin nga bukuria e nënqeshja e Mrikës, ngjarja tingëllonte optimiste. Ndjenja e fuqishme e atdhedashurisë dhe notat e një poezie humane janë ato që e kanë gatuar këtë rrëfenjë që të mbetet në mendje.

Atmosfera e shqetësimeve të lëvizjes kombëtare është sjellë në mënyrë origjinale te skica “Ai që është gati të vdesë për Shqipërinë”. E ndërtuar kryesisht në trajtë dialogu, del mjafit i qartë tipi i demagogut, i njeriut pasiv ndaj fatit të atdheut, ai që merret me fjalë dhe sofizma. Autori s’e kursen ironinë e deri edhe fshikullimet sarkastike për të nënvizuar idenë se Shqipëria e robëruar lyp veprime konkrete dhe sakrifica të vërteta.

Në skicën “Në dritë të hënës”, që autori e quan përrallë kur e ka botuar te “Albania” (1898), evokohet një ngjarje sentimentale nga jeta e një shqiptari në luftë. Rrëfimi i ngrohtë i heroit përfton imazhin e një dashurie të pastër, me frymë romantike, me gjithë fundin e saj të dhimbshëm.

Kufijtë e ngushtë të skicës nuk e kanë penguar autorin që te “Çipi ipalaçove”të trajtojë një problem real e të mprehtë. Tipa si orientali, njeriu i prapambetur Selim Qerozi Fodulli dhe oksidentali, njerfu snob, Napoleoni i Girizeve janë nxjerrë nga jeta shqiptare bashkëkohore. Ata përfaqësojnë koncepte e praktikaantikombëtare e antishoqërore për të cilat Konica mban qëndrim të rreptë, tallës e stigmatizues.

Porteti letrar përbën një kapitull tjetër të prozës së Konicës po dhe një rtga llojet që inauguron pena e tij në letërsinë shqipe nga fundi i Rilindjes. Edhe pse portretizohen personalitete historikedhe flgura e tyre ndërtohet mbi fakte reale, ato kanë ind letrar dhe veti artistike. Dëshmitari duke ruajtur sensin e masës kthehet në krijues dhe krijuesi në dëshmitar. Në një barazpeshë të tillë lind e përvijohet portreti, zbulohet relievi, përfitohet qartazi figura.

Merita kryesore e Konicës si portretist i shquar, qëndron në aftësinë që tregon për të vendosur raporte të drejta e funksionale në mes psikologut, mendimtarit e piktorit. Hapësira që ai zgjedh, distanca që mban, linjat që heq, atmosfera që krijon përcaktohen nga synime për të dhënë sa më mirë fizionominë e personalitetit, theibin e tij psikologjik e historik. Ai di të gërshetojë mbresat e detajet autentike që i zbulon kontakti i gjallë e i drejtpërdrejtë me figurën në përgjithësi që sjell meditimi dhe gjykimi i mëpastajmë. Linijat që ai heq zakonisht janë të buta e delikate, me një ndjenjë të përkorë dhe ç’është më e rëndësishme, brenda tyre krijon hapësira ku gjejnë vend atdhedashuria, humanizmi, adhurimi. Në këto fytyra s’ka asgjë të tepërt e aq më shumë, zbukurime ornamentale. Duke u mbajtur fort pas shëmbëlltyrës së figures, ai arrin ta realizojë portretin jo vetëm në mënyrë lakonike e me mjëte të kursyera shprehëse, po me një thjeshtësi e qartësi shpesh sugjestive, që përcjeliin te lexuesi gjendje shpirtërore e mendime fisnike.

Në galerinë e portreteve koniciane do të gjejmë rilindasit e mëdhenj J. De Rada, Abdyl Frashëri, eNaim Frashëri, heroin etij të adhuruar Ali Pashë Tepelenën, siç do të shohim edhe plakun e maleve Bajram Currin, mikun dhe bashkëpunëtorin e ngushtë F. Nolin, prelatin e shqiptarizmës së malësisë At Sh. Gjeçovin. Secili brenda karakterit e natyrës së tij, secili në përmasat që i ka dhënë historia, të gjithë të ndriçuar nga drita e së vërtetës e të rrethuar nga atmosfera e dashurisë dhe e devocionit të autorit.

Në trashëgiminë e Faik Konicës ndeshemi dhe me esenë, një lloj letraro-mediativ, i lëvruar qysh herët në letërsitë e përparuara evropiane. E lindur së pari në Francë, ajo njohu kulmin me esetë e Montenjit, Volterit e Didroit e më pas me ato të Bëvit e Tenit, me të cilat u ushqye dhe u brumos që fare i ri shkrimtari ynë. Ishte ky një lloj disi i veçantë që u përgjigjej në një masë të konsiderueshme sa aftësive krijuese, aq dhe shpirtit kërkues e interesave të gjera kulturore dhe botës së pasur intelektuale të vetë Konicës. Ai ndoqi atë përvojë të eseistikës, që duke iu shmangur gjuhës së mirfilltë filozofike dhe referimeve të drejtpërdrejta të disiplinave shkencore, shfrytëzoi mjetet dhe burimet e epikës e të lirikës, por pa rënë në poetikën e tyre.

Konica është i pari që i hapi udhë eseistikës në letërsinë shqipe dhe është fakt se ai, në një mënyrë a në një tjetër, u mor tërë jetën me këtë lloj që bashkon në një letërsinë me studimin. Akoma nuk mund të bëjmë një bilanc të plotë të eseve të Konicës që gjenden të shpërndara në detin e publicistikës së tij. Por disa prej tyre, që tanimë njihen, e prezantojnë si mjeshtër të eseistikës shqiptare. Në trajtat e saj janë derdhur pasuri të mirëfillta intelektuale, meditime të gjalla e gjykime të mprehta, kërkime e zbulime, përshtypje origjinale nga bota njerëzore dhe universi kulturor.

Një nga esetë më përfaqësuese të Konicës është ajo që njihet me titullin “Jetadhe librat” ose “Prometeu i lidhur”( 1922), ngritur mbi një reliev të qartë shpirtëror të autorit. Është ky një çast psikologjik, me ndjeshmëri të lartë, që zgjon tek ai mendime dhe gjykme origj inale për librin, për fuqinë dhe peshën e tij kolosale. Gjithë fokusi në këtë rast përqëndrohet te tragjedia “Prometeu i lidhur” i Eskilit, një libër, siç shkruan ai, i vjetër nga mosha, 2400 vjeçare, por gjithnjë i ri për ngamendimet. Prometeu për Konicën është ideal isti që vuan dramën e përjetshme të lirisë së mendimeve, të dashurisë së madhe që ka për njerëzit. Një hero i tillë kish ç’t’i thosh lexuesit shqiptar në vitet njëzetë, kur në Shqipëri luftohej kundër tiranisë dhe për lirinë e mendimit. Aluzionet veçanërisht janë të qarta për Zogun si njeri që synon të rrëmbejë “pushtetin në rrëmujë e sipër”.

Një varg esesh të shkrutra flasin për variacione që merr ky lloj në pendën e Konicës. Flamuri i shqiptarëve shpaloset nga autori përmes një përfytyrimi poetik si një simbol nga më të vjetrit e më të drejtë në botë (“Flamuri”). Evokimi i një zakoni të lashtë pagan pikëzon çaste të këndshme nga jeta e shqiptarëve (“Dita e verës”), kurse një lutje me nota të holla ironie e fut lexuesin në botën e shqetësuar të shkrimtarit (“Lutja e shkrimtar it”).

Konica pas një udhëtimi që bëri në Shqipëri më 1929, shkroi veprën “Shqipëriasi m’uduk”, të cilën e botoi si nënfletë në gazetën “Dielli”(1930). Sipas një vendimi të Kuvendit të “Vatrës “, ajo do t’u jepej lexuesve dhe në formë libri. Libri jo vetëm s’u botua, por dhe botimi në “Diell” nuk u çua deri në fund. E megjithatë, kjo vepër ka peshën e saj në trashëgiminë letare-publicistike të F. Konicës.

“Shqipëria si m’u duk” në pamje të parë të lë përshtypjen e një udhëpërshkrimi, kurse në të vërtetë e shqyrtuar nga konceptimi dhe mënyra se si është thurur, nga vendi që zenë meditimet, analiza dhe sinteza, nga shkalla e përgj ithësimeve, e për më tepër, nga tipet shoqërore që ka arritur të portetizojë e individualizojë, kjo vepër e Konicës është një cikël esesh. Edhe pse e pambaruar, ajo qëndron si vepër më vete, e ndarë në pesë kapituj nga të cilët, tre të fundit kanë tipare të tipologjisë eseistike.

Shqipëria në sytë e F. Konicës, e vështruar në optikën e atdhetarit dhe intelektualit të emancipuar, përbën vizionin dhe brendinë e gjithë veprës. Në dy kapitujt e parë, ai jep një panoramë të udhëtimit, të pritjeve protokollare, të ndryshimeve që sheh pas gjashtëmbëdhjetë vjet mërgimi në jetën kombëtare të shqiptarëve dhe të atdheut. Në përgjithësi për këto tregohet i përmbajtur, më shurnë konstaton, por nuk u shmanget dot emocioneve që i ngjall fakti se ndodhet tani në një Shqipëri që qeveriset nga një shtet shqiptar. Konica nuk është njeri i entuziazmit, nuk di të pohojë kollaj, bile një natyrë sarkastike si ajo e tij më tepër i shkon mohimi se sa pohimi. Prandaj dhe vepra e mirfilltë nis nga kapitulli i tretë, kur Konica merr përsipër të gjykojë për gjendjen në tërësi të ’’Dielli” 11 mars 1930

shoqërisë shqiptare, për shtetin që qeveris e sundon, per ato dukuri që pengojnë progresin në Shqipëri. Duhet pasur parasysh se dashuria dhe nderimi i Konicës ndaj atdheut dhe popullit shprehet në mënyrën e tij, një mënyrë krejt e veçantë. Duke e njohur thellë historinë e Shqipërisë, psikologjinë e natyrën e shqiptarëve, dhe nga ana tjetër, duke pasur një vizion të gjerë për botën e duke e njohur e përjetuar atë nga kuotat e larta të qytetërimit e të zhvillimeve bashkëkohore, ai nuk është i kënaqur nga realiteti shqiptar. Atë e trondit dhe e revolton (disa herë deri në neveri) prapambetja dhe padija e bashkatdhetarëve, fryma anadollake dhe plogështia e tyre orientale, dëshira e vakët për punë, vullneti i dobët, mungesa e aspiratave të mëdha etj. Të gjitha këto e bëjnë Konicën të shtrojë para shqiptarëve detyra imperative për të dalë sa më parë nga stadi i prapambetur, ku e ka lënë padrejtësisht historia. Një popull i lashtë, me tradita qytetërimi si populli shqiptar nuk duhet të mbetet pas Evropës.

Po cilët janë për Konicën armiqtë e Shqipërisë, që e pengojnë seriozisht atë të ecë përpara? Ai i sheh ato të tri dukuri negative, të tri tipa shoqërore regresivë: te Ekspertët, Robotët dhe Levantinët, të cilët qeverisin dhe drejtojnë fatin e vendit.

Ekspertët përbëjnë tipin e parë që ndeshet në jetën e bashkëkohore të Shqipërisë. Ky është njeriu që i di të gjitha e që s’di asgjë, që është i ngritur nga moçalet e vendit, që fut hundët kudo dhe që me djallëzira, shpifje e padrejtësi, sjell dëme të pallogaritshme. Ai është injorant, i paturpshëm, egoist. Portretin e këtij tipi autori e bën të qartë, jo vetëm duke satirizuar pa mëshirë veset, por edhe duke sjellë shembuj nga jeta dhe historia.

Goditjen kryesore të kritikës Së tij, Konica ia drejton aparatit burokratik të mbretërisë shqiptare. Te ky aparat ai sheh elementin më negativ, nëpunësin pa kokë, njeriun automat, mahmurin që vepron mekanikisht, robotin. Robotizmi është burokracia e kohëve të reja, janë ata që punojnë e drejtojnë pa mend, “që pijnë gjakun e Shqipërisë dhe i thajnë burimet e jetës”. Robotët shqiptarë, krahasuar me robotët e burokracisë botërore paraqiten akoma më negative po të marrësh parasysh se janë pjellë e nxënës të osmanllinjve.

Te Lavantinët, që përbëjnë një ese më vete, Konica përfshin kozmopolitët, njerëzit snobë të kohës, ata që janë kundër çdo gjëje shqiptare. Ky tip në Shqipëri tallet e merr nëpër këmbë traditat e zakonet e vendit, poshtëron fjalën shqipe, ka kompleksin e inferioritetit para botës. Me këtë rast, Konica vihet në mbrojte të qytetërimit shqiptar, të kulturës shpirtërore e materiale të popullit, të shijes së tij të cilën e quan “të hollë, fisnike dhe origjinale”. Këto dalin të qarta dhe nga krahasimet dhe paralelizmat që heq me botën dhe popujt e tjerë. Dhe nga kjo pikëpamje Konica nuk mungon të shpalosë krenarinë kombëtare, erudicionin e pasur, ndjenjën e njeriut të artit e të kulturës. Në kritikën e tij të rreptë ndaj dukurive negative që konsistojnë në Shqipëri, ai përdor mjeshtërisht humorin e satirën deri dhe sarkazmën dhe groteskun. Këtë e bën jo vetëm nëpërmjet karakterizimeve therëse e stigmatizuese, por dhe me anë të situatave, të përshkrimeve e të portreteve mjaft të goditura.

Një vepër tjetër e eseistikës së Konicës është padyshim libri “Shqipëria-kopshti shkëmbor juglindor dhe ese të tjera ” (“Albania, the rock garden of Suthereastern Europe and other essays”, Boston 1957), shkruar në anglisht dhe botuar pas vdekjes. E hartuar për lexuesin amerikan, shkrimtari ynë synon dhe arrin t’i japë atij një enciklopedi të vogël, me njohuri e të dhëna për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Të dhjetë esetë janë një mozaik i historisë dhe kulturës shqiptare, i gjuhës e letërsisë, i botës shpirtërore dhe vlerave materiale, i psikologjisë dhe natyrës së shqiptarëve. Me një njohje të gjithanshme, të thellë, me sens realist dhe qëndrim objektiv po dhe duke vendosur paralele me botën, ai i tregon lexuesit se ç’përfaqëson populli i tij në bashkësinë evropiane dhe më tej. Vetëm një njeri me formim dhe aftësi si Konica mund të përcaktonte aq qartë individualitetin e shqiptarit dhe të ngrinte perden e jetës dhe të historisë së tij në dritëhijet e së vëitetës. Vështirë të gjendet një vepër tjetër e këtij lloji për Shipërinë, që brenda kufijve të eseve, të derdhet aq informacion i pasur e i rëndësishëm, me një spektër tepër të gjerë dhe të paraqitet aq bindës, rrjedhshëm e këndshëm sa në këtë libër të Konicës për lexuesin e huaj. Kjo vepër meriton një studim të veçantë, që i kalon caqet e kësaj parashtrese.

Fizionomia e Konicës prozator del e plotë dhe me veçoritë e saj individuale në prozën e gjatë. Kjo duket në “Katër prallat nga Zullulandi”, por mbi të gjitha te “Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit.”

“Katër prallat nga Zullulandi” është një cikël tregimesh, nga të cilët vetëm njëri u botua në gazetën “Dielli” (1922). Është ky i pari dhe i fiindit tregim i Konicës po të mbajmë parasysh se gjithë proza tjetër është kryesisht e shkurtër. Ndryshe nga kjo e fundit, në prozën e gjatë Konica do të shfaqë tiparet e një shkrimtari të shquar satirik. Në qoftë se në krijimtarinë letrare humori dhe satira ishin manifestuar në ndonjë vjershë a skicë, në publicistikën e tij këto qenë zotëruese. Në këtë vështrim është publicistika satirike aq e gjerë dhe origjinale ajo që përgatiti e i hapi udhën satirës letrare të Konicës.

Tregimi i parë i ciklit mban titullin ”Një ambasadë e Zullulandëve në Paris” . Ai trajton një temë origjinale, me një subjekt disi të veçantë në një plan kryesisht satirik. Ngjarjet dhe personazhet e çojnë lexuesin shqiptar në Afrikë, por problemet dhe shqetësimet, mesazhi që rreh të japë autori nuk janë të huaja për të. Është fjala për zulutë, njerëzit e Zullulandit, një popull i prapambetur e shtypur, i mashtruar nga kolonizatorët e huaj, por me kulturë origjinale e plot energji. Bijtë e tij më të mirë aspirojnë për një jetë të lirë, për një shtet të pavarur. Natyrisht, rruga drejt lirisë së vërtetë nuk është e lehtë, aq më tepër për një popull afrikan që akoma nuk e ka fituar ndërgjegjen kombëtare dhe i mungon përvoja e luftës politike. Zullutë paraqiten nga Konica më shumë si turmë se sa si popull i ndërgjegjësuar dhe mbi këtë bazë ngrihen ngjarjet e tregimit. Ata janë në kërkim të rrugës së lirisë, në kërkim të udhëheqësit që do t’i prijë dhe kjo përbën boshtin e veprës. Dy janë udhëheqësit e mundshëm që ka nxjerrë lëvizja spontane e zulluve: Deninulla Sepia dhe Plugu. I pari, një aventurier i paskrupullt, mashtrues e demagog, njeri i fjalëve boshe dhe i reklamave, përfaqësues i interesave të ngushta të tribuve. I dyti, atdhetar i flaktë, bir besnik i popullit të tij, udhëheqës idealist, njeri i ditur e plot virtyte. Sepia bën lojën e interesave të huaja, është i zhveshur nga çdo ndjenjë krenarie e dinjiteti kombëtar dhe lufton për një lëvizje të ngushtë tribale, që e mban popullin në skllavëri. Plugu është udhëheqësi, që pa zhurmë e pa bujë me një mençuri të heshtur, synon të krijojë lëvijjen evërtetë kombëtare në Zulluland. T’i kthejë “zullutë nga një turmë e përgjakur në një komb me dinjtet” dhe Zullulandin në “një vend të bashkuar, të lirë, të qytetëruar e me nder.”

Vetë emri Plug i heroit të tregimit është kuptimplotë përderisa kërkon e përpiqet të plugojë mendjen e popullit, ta zgjojë e ta drejtojë atë në një rrugë të mbarë. Por njerëzit e vendit të tij nuk e kuptojnë, nuk e besojnë, bile e shajnë dhe e kërcënojnë, janë gati ta ndëshkojnë e ta vrasin. Autori ka ditur të japë me vërtetësi dramën e këtij idealisti të pastër dhe kjo del me një dramacitet tronditës në raportet e Plugut nie turmën. Skenat masive, debatet nëpër kuvendet e krerëve, manifestimet plot zhurmë e bujë të turmave, nënvizojnë pozitën dhe gjendjen e rëndë shpirtërore të Plugut.

Konica, ky psikolog i hollë i mendësisë individuale e kolektive dhe njohës i historisë së popujve, i qytetërimeve e i evoluimit të jetës së tyre, ka kapur me mprehtësi dhe e ka kthyer në objekt trajtimi artistik një dukuri të rëndësishme sociale ekzistencën e turmës, si një masë të pavetëdijshme, të zhveshur nga qëllime e aspirata ndërtuese, të pushtuar nga instikte dhe delire. Një masë e tillë në jetën e popujve të pazhvilluar, siç paraqiten zullutë, bëhet pre dhe viktimë e demagogëve dhe sharlatanëve politikë, e njerëzve si Sepia, që shfrytëzon turmën për synimet e veta të mbrapshta. Turma, përshkruhet nëpërmjet situatash tragjikomike, njerëzit ndizen dhe humbasin vetëkontrollin nën avazet e këngëve, tamtameve dhe ritualeve të ndryshme dhe kjo gjendje arrin kulmin kur Plugu u tregon të vërtetën. Turma sulet e tërbuar kundër tij dhe ai që e njeh psikologjinë e saj, e qetëson dhe e shpëton, falë disa vargjeve pa kuptim që thur e ua shqipton në çast. Tregimi mbyllet me një mendim tepër skeptik, kur Plugu pohon i dëshpëruar: “Desha të liroj shkëmbin”. Dhe prej këtij çasti, ai braktis atdheun dhe merr rrugën e mërgimit për të fituar bukën e gojës.

Tregimi i Konicës, me gj ithë karakterin pak a shumë uni¬versal të temës, nuk mund të kuptohet pa aludimet dhe ndonjë paralelizëm me gjendjen e Shqipërisë. E vërteta është se autori duke qenë aristokrat, edhe pse e donte popullin shqiptar, në përgjithësi, nuk kish afersi të plotë shpirtërore dhe urat e komunikimit me të nuk qenë të lehta. Nga ana tjetër, e njihte mirë dhe e kritikonte ashpër individualizmin e shqiptarëve, që gjatë tërë historisë së tyre i kish penguar të bashkoheshin, duke u dhënë dorë politikanëve dhe prijësve demagogë, ta përfitonin dhe të shpërdoronin atë. Ai kish parasysh dhe figura si Ahmet Zogu, përfaqësues kryesor i patriarkalizmit dhe mashtrues i masave të prapambetura malësore, që me veprimet e tij dëmtonte mirëkuptimin dhe unitetin e kombit, progresin e shoqërisë shqiptare.

Kuptimi kryesor që shpallte tregimi ishte ky: të punohet për ta ngritur popullin, për ta ndërgjegjësuar, për ta pluguar mendjen e vetëdijen e tij. Populli duhet zgjuar që të jetë në gjendje të dallojë drejt të vërtetën nga gënjeshtra, të mirën nga e keqja. Në këtë mes, ai një vend të veçantë i jep punës, rolittë saj si faktor zhvillimi dhe emancipimi në jetën e njeriut dhe të shoqërisë.

Tregimi, dëshmon në mënyrë të pakundërshtueshme, për vlerat artistike, për mjeshtërinë narrative të Konicës. Ai të fut menjëherë në atmosferën e jetës politike, qoftë të rretheve evropiane, qoftë dhe të një populli si zullutë, zbulon qartë mekanizmin e luftës politike e të patosit të saj, vizaton me penela të shpejtë figuratë udhëheqësve, po dhe të vetë turmës, shpërthen i fuqishëm humori dhe satira, e të gjitha këto të treguara me një gjuhë të shkathët, të gjallë, karakterizuese, pa asgjë të tepërt.

Vepra letrare më e rëndësishme e Faik Konicës është padyshim “Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit”. Ndonëse, e shkruar në stilin “non finite”, siç ndodhi me të gjithë veprat e tij të gjata, që autori asnjërën nuk e çoi deri në

fund, “Doktor Gjelpëra …” përfaqëson Konicën shkrimtar me shtatin dhe me tiparet më karakteristike të prozatorit të përmasave tëgjera.

Vepra u shkrua dhe u botua në vitin 1924 , në atmosferën e ndezur politike të kësaj kohe, kur shoqëria shqiptare ndodhej para udhëkryqesh historike. Konica dhe pse jetonte në këto vite në SHB A, ndihej i lidhur shpirtërisht dhe mendërisht me fatin e atdheut. Duke qenë në krye të federatës “Vatra”, e cila për një kohë, kur shteti shqiptar nuk qe mëkëmbur, kish luajtur rolin e “një qeverie në mërgim”, ai ndiqte me vëmendje të madhe ngjarjet që zhvilloheshin në Shqipëri. Mbante lidhje të ngushta me delegatin e kolonisfi në parlament Fan Nolin dhe nxirrte në Korçë gazetën “Shqiptari i Amerikës”, ku botonte artikuj mbi problemetthemelore të ditës. Pavarësisht se Konica gjendej përtej Atlantikut, mendimet e tij kishin peshën e tyre në luftën politike për çështje siç ishin: forma e regjimit, reforma agrare, modemizimi e demokratizmi i aparatit shtetëror, oksidentalizimi dhe emancipimi i jetës shoqërore, kulturore, shpirtërore, stigmatizimi i mentaliteteve dhe praktikave të vjetra, etj. Publicistika e kësaj kohe, korrespodenca me Nolin e vatranët e tjerë flasin se me ç’patos e intensitet e përjetonte Konica jetën politike e shoqërore të kohës në Shqipëri. Ai njihte jo vetëm në përgjithësi orientimet dhe interesat politike, grupimet dhe politikanët, por dhe psikologjinë e mjedisit, taktikat dhe mjetet, traditat e ndikimet, raportet ë tyre me faktorët e jashtëm etj.

Pikërisht te kjo njohje e gjithanshme e jetës shqiptare, te shqetësimet dhe problemet e saj në vitet 20 gjenden dhe fillet e “Doktor Gjëlpërazbulon rrënjët e dramës së Mamurasit”. E gjithë vepra është pjellë e drejtpërdrejtë e këtij momenti historiko-social, që ka të bëjë deri dhe me ngjarje dhe figura reale të kohës. Bile, ajo merr shkas nga një ngjarje e njohur e ditës, të cilën autori nuk ngurron ta shprehë që në titull. Është fjala për një krim që trondit mbarë opinionin shqiptar, siç ish vrasja nga njerëzit e Zogut e dy udhëtarëve amerikanë në Mamuras në pranverë të vitit 1924. Ky krim, i kryer për qëllime politike, do të denoncohej rreptë në publicistikën e Konicës dhe në shtypin e drejtuar prej tij. Kulmin do të arrinte në artikullin “Drama e Mamurasit”.

Konica krimin e Mamurasit nuk do ta shikonte thjesht si një rast të veçuar apo krim ordiner, por si ngjarje me kuptim të gjerë shoqëror, ku mplekseshin interesa dhe synime politike të qarqeve dhe personave të caktuar. Ai nuk do të ngurronte t’u vinte emrin e vërtetë, t’i identifikonte këto te reaksioni i errët dhe vetë Zogu. Dhe këtë do ta bënte, jo vetëm nga pozita humanitare, duke marrë në mbrojtje qytetarët e atdheut të tij të dytë, që tregohej aq dashamirës ndaj Shqipërisë, por dhe nga pozita të caktuara politike. Konica, pavarësisht nga natyra e vështirë dhe shfaqjet subjektiviste, ishte për një drejtim demokratik oksidental të shoqërisë shqiptare, për qytetërimin e saj të gjithanshëm, për një integrim të Shqipërisë drejt Evropës.

Në këtë klimë politike, me një gjendje shpirtërore të ushqyer nga ideale humane e iluministe, ngjarja e Mamurrasit do të zgjonte frymëzimin e tij artistik, do të bëhej bazë për krijimin e një vepre letrare që do të hidhte dritë e do të përgjithësonte shfaqjet kryesore të realitetit shqiptar bashkëkohor. Ishte fjala, nga një anë, për gjendjen e rëndë ekonomike, prapambetjen, varfërinë e mjerimin e popullit, mendësitë e vjera, konservatorizmin dhe anakronizmin e aparatit shtetëror dhe, nga ana tjetër me, për traditat flsnike dhe vlerat shpirtërore të popullit, pasuritë dhe bukuritë e natyrës shqiptare etj.

Sigurisht nuk qe gjë e lehtë, që gjithë ky realitet kompleks, i ngarkuar me konflikte e probleme të mprehta, me kundërthënie sociale e psikologjike, me tipa shoqërore e koncepte nga më të ndryshmet të inkuadrohej e të materializohej në kufijtë e një vepre narrative. Proza jonë nuk kish traditë në këtë temë, bile dhe kur ishte marrë me të, i kish kaluar anash ose i kish trajtuar përciptazi. Vetë Konica kish lëvruar kryesisht prozën e shkurtër, me temë patriotike, por ai kish një përvojë shumë të pasur publicistike në trajtimin e problemeve kronike dhe akute të shoqërisë shqiptare. Një bagazh i tillë jetësor dhe patosi i luftës në të cilën ai qe angazhuar, e brumosin dhe e armatosin Konicën shkrimtar. Vetëm kështu mund të shpjegohet fakti që ai i hyri punës për të shkruar një vepër narrative me përmasa të gjera. Këtë vepër autori do ta quante përrallë. Ishte cilësim në natyrën e stilit të tij satirik po kjo vinte dhe ngaqë ai nuk qe akoma i ndërgjegjshëm se ç’lloji të prozës së gjatë do t’i takonte vepra. Themi do t’i takonte, sepse ajo nuk u krye dhe ajo që la të shkruar është vetëm një pjesë e së tërës. Mund të jetë pjesë e një novele satirike, po më shumë ka të ngjarë të jetë hyrja e një romani satirik. Vetë konceptimi i gjerë i veprës, linjat e hedhura, mënyra e prezantimit të personazheve dhe skenave kryesore, ritmi i shtruar i të treguarit, pasuria e hollësive dhe, nga ana tjetër, fakti që akoma nuk ka hyrë në rrethanat e njerëzit që lidhen me dramën e Mamurrasit, flasin se kemi të bëjmë me një prozë të gjatë narrative. Gjithë sa kemi në dorë, me sa duket, është pak a shumë hyrje, ekspozicioni i një romani, i romanit satirik “Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit”, i cili u ndërpre tragjikisht nga rrethana të papritura politike.

Për hir të së vërtetës, duhet të themi që vepra e Konicës jo vetëm pasqyronte e trajtonte një temë aktuale, me shqetësimet e ditës, por ia dha lexuesve nëpërmjet gazetës “Dielli” në valën e ngjarjeve më të nxehtatë kohës, gjatë muajve gusht-dhjetor 1924. Konica ishte aq i angazhuar me “Doktor Gjëlpërën…” sa duke e shkruar, nisi ta botojë me vazhdimësi, i bindur se në këtë mënyrë do ta çonte deri në fund. Mirëpo, hovi i tij krijues, gjithë ai uragan zemrërimi dhe stigmatizimi, që i kishin zgjuar shumë të këqija social-politike në Shqipëri, me kundër-revolucionin e dhjetorit dhe me kompromisin që bëri shkrimtari me Zogun, u ndëpre, u shua. Pena e Konicës nuk ishte më në gjendje të rrëfente e të padiste për dramën e Mamurrasit.

Kështu romani mbeti në mes dhe ne duhet të gjykojmë për të me aq sa na ka lënë autori. Do të gjykojmë për një vepër “sui generis”, do të flasim për pjesën, duke marrë me mend të tërën, por në të njëjtën kohë, mungesa e së tërës nuk duhet të na pengojë që ta gjykojmë atë si një krijim letrar, me vlerat e veta ideoartistike relativisht të pavarur. Fakti që ajo i ka qëndruar kohës denjësisht, na jep dorë ta shqyrtojmë dhe analizojmë në komponentët kryesore të një vepre letrare.

Faik Konica ua paraqet lexuesve thelbin e brendisë së veprës qysh në titullin e saj: “Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit”. Merret vesh menjëherë se cili është heroi dhe cila është ajo ngjarje përcaktuese për fatin dhe karakterin etij.

Doktor Gjelpëra është një intelektual i ri shqiptar, që pasi kryen studimet për mjekësi dhe ndodhet para alternatives: të qëndronte jashtë, ku e priste një karrierë plot perspektivë apo të kthehej në atdhe e të kontribuonte në mëkëmbjen e tij, në përmirësimin e shëndetit të popullit.

Ai vendos të kthehet në Shqipëri; atdhedashuria triumfon mbi interesat vetjake. “Shkake… të mendjes e të shpirtit” e bëjnë atë të vijë në vendlindje, i udhëhequr nga motivi patriotik se “qëllimi im i vetëm është t’i shërbejë këtij populli”. Është ky ideal i lartë atdhetar dhe human që rri në themel të gjithë veprës.

Autori duke ndjekur vijën e jetës së heroit, do ta përshkruajë atë në dy etapat kyesore: koha e qëndrimit jashtë atdheut dhe koha e kthimit në Shqipëri. Në qoftë se etapa e parë është njohje me doktor Gjëlpërën, prezantimi i tij, etapa e dytë që përbën trungun e veprës, është pjesa më e rëndësishme që bart e mishëron idetë e shkrimtarit.

Ngjarjet e pjesës së parë zhvillohen kiyesisht në Rusi e Suedi, gjatë Luftës së Parë Botërore e pas saj, në kohën e studimeve dhe të formimit të mëtejshëm intelektual të doktor Gjëlpërës. Jeta e tij është dhënë në plan përshkrues dhe meditativ, duke evokuar episode dhe gjendje të ndryshme shpirtërore, të cilat nxjerrin në pah natyrën dhe karakterin e të riut shqiptar. Ai është një i ri serioz, inteligjent, me sens bashkëkohor, plot vullnet dhe qëllime të guximshme. Është intelektuali shqiptar, që jo vetëm nuk e humbet identitetin e vet kombëtar, po përkundrazi e ruan dhe e pasuron, falë etjes së pashuar për dije dhe interesave të gjalla që ka për jetën. Patriotizmi tek ai, në shembullin e Sokratit e Gëtes, ka një kuptim të gjerë, duke e ndier veten qytetar të botës, ai ndihet në radhë të parë patriot i vendit të tij. Doktor Gjëlpëra fiton respekt kudo që punon për karakterin e fortë, për mendimet e pavarura, për gjykimet e mprehta, siç bie në sy dhe për shijen e hollë, sensin realist, botën e pasur shpirtërore. Të gjitha këto cilësi do të evidentohen në raport me mjedisin, me njerëzit me të cilët ai ka të bëjë. Dhe në pjesën e parë zënë vend marrëdhëniet me të atin, lidhjet sentimentale ne rusen Vera dhe suedezen Ingrid (dy natyra të ndryshme, po që plotësojnë njëra-tjetrën në botën e tij shpirtërore), kontaktet me rrethet e huaja mjekësore, frekuentimi i jetës artistike e kulturore etj.

Këto figura dhe skena, sado eposodike, janë sa të nevojshme për të prezantuar natyrën dhe mendimet e doktor Gjëlpërës, aq dhe për të përgatitur lexuesin për ecurinë e mëtejshme të ngjarjeve. Në fakt, kemi të bëjmë me një farë prologu, para se heroi të niset për në Shqipëri. Sepse, aksioni i vërtetë i veprës fillon me kthimin e doktor Gjëlpërës në atdhe.

Doktor Gjëlpëra që për vite me radhë kish qëndruar larg vendlindjes, tani vihet përballë një realiteti krejt tjetër, ballafaqohet me tablonë e zymtë të shoqërisë shqiptare, të mbërthyer nga probleme dhe shqetësinie të mëdha politiko-sociale. Është ky një realitet i rëndë, tronditës, me kundërthënie të thella, me situata nga më kontradiktoret dhe rrethana nga më të çuditshmet, të cilat do të hedhin heroin në veprime e do të venë në lëvizje mendimet e tij.

Rruga që ndjek Konica për të inkuadruar në vepër jetën shqiptare bashkëkohore është kryesisht ajo e linjës së heroit. Duke vënë në qendër figurën e tij, duke e bërë atë objekt dhe subjekt të saj, autori e fut lexuesin nëpërmjet doktor Gjëlpërës gradualisht në botën shqiptare. Në këtë gjë, shkrimtari i përmbahet jo vetëm logjikës së rrethanave e motivimit psikologjik, por dhe një shkallëzimi të qartë ideoartistik. Subjekti thuret e ngjizet në funksion të zbulimit të jetës shqiptare, në përgjithësi dhe të zbërthimit të karakterit në veçanti.

Njohja e heroit me realitetin shqiptar nis kur ai zbret në portin e Durrësit dhe bie në kontakt me nëpunësit e administrates lokale. Lidhja rastësore me një nga policët i jep mundësi të marrë të dhënat e para se ç’po ndodh në Shqipëri. Mbresat janë tronditëse, konstatimet akoma më të hidhura. Kudo zotëron varfëria e mjerimi, prapambetja e padituria. Në vend të ligjit e të moralit, veprojnë dhuna, arbitrariteti, intrigat. Me vendosjen e tij në kryeqytet, ai kupton ekzistencën e një shteti të paaftë e të pafuqishëm, me nëpunës injorantë e të kompromentuar, me një aparat të mefshtë e me koncepte anadollake. Brenda një kohe të shkurtër, doktori merr vesh se mbi këtë shtet tragjiko-komik, qëndron “kamora” vendase, një organizatë hajdutësh profesionistë me agjentë, të shpërndarë në mbarë vendin. Përfaqësuesi i saj kryesor është ministri Salemboza, i cili përbën dhe opozitën e shtetit. Nga ana tjetër, ai vë re se qëndrat e jetës politiko-shoqërore në kryeqytet janë kiyesisht kafenetë, vende këto të fëlliqura e të rrezikshme. Për më tepër, tonin e botës shqiptare ia japin mjediset dhe mendësitë orientale. Shqipëria duke qenë në Europë është larg dhe jashtë saj.

Autori nuk kufizohet vetëm në përshkrimet dhe konstatimet që bën heroi. Ato, megjithëse zënë një vend të dukshëm dhe e ngadalësojnë deri diku ritmin e aksionit të veprës, mbeten në sfond. Vendin kryesor ia jep vetë autori doktor Gjëlpërës, brenda logjikës së figurës, nëpërmjet veprimeve dhe mendimeve të tij, raporteve që ai vendos me mjedisin, me kategori të ndryshme të shoqërisë shqiptare, me përfaqësuesit e tyre më tipikë. Në këtë vështrim veprimtaria e heroit është dhënë nga shkrimtari më tepër në planin njohës kryesisht me anë të vendosjes së kontakteve, sidomos të bisedave e diskutimeve. Natyrisht, këto vijnë njëra pas tjetrës, kanë një ecuri përgjithësisht suksesive, jo vetëm me funksion njohës, por dhe karakterizues dhe individualizues.

Në radhë të parë në këto raporte dhe veprime të doktor Gjëlpërës zbulohet qartë thelbi i karakterit dhe botëkuptimit të tij. Ai është njeriu shqiptar evropian, me kulturë dhe koncepte të reja, mishërimi i një ideaii atdhetar e human. Humanizmi i doktor Gjëlpërës që ka një përmbajtje të thellë iluministe, synon të ngrejë shëndetërisht popullin shqiptar, duke organizuar një shërbim të vërtetë shëndetësor, mbështetur në radhë të parë në helioterapinë. Mendimet e përparuara dhe gjykimet e bashkëkohore, horizonti i gjerë që ka për botën, përgatitja e thellë dhe serioze mjekësore, e bëjnë atë të ndërgjegjshëm për rreziqet që i kanosen racës shqiptare dhe për detyrat që i takojnë atij si shqiptar e si mjek.

Autori e vë doktor Gjëlpërën përballë dy kolegëve që gjen në Shqipëri, dr. Emrullahut dhe dr. Protogor Dhallës. Më shumë se në rrethana pune, ato i njohim në biseda e debate, ku evidentohen dhe kundërvihen koncepte, opinione, zgjidhje krejt të ndryshme nga njëra-tjetra. Ata përfaqësojnë jo vetëm dy botë e dy botëkuptime të kundërta, po dhe dy tipa intelektualë, dy tipa mjekësh, dy praktika mjekësore. Doktor Gjëlpëra është intelektual evropian, njeriu i mjekësisë moderne, në koncepte dhe metoda krejt të reja, partizan i natyrës, helioterapisë, që mendon se natyra (dielli, ajri, uji) është mjeku i parë i njeriut. E jo vetëm kaq, por ai mendon dhe përpiqet që në Shqipëri, në këtë vend me natyrë të mrekullueshme, të zbatojë helioterapinë. Idetë e projektet e tij, doktor Gjëlpëra i mbron me bindje dhe argumente shkencore, duke treguar njohje të gjithanshme dhe kulturë të nivelit bashkëkohor nga fusha të ndryshme të dijes.

Krejt ndryshe paraqiten dy mjekët etjerë, dr. Emrullahu, i përgatitur në shkollat e Stambollit dhe dr. Dhalla në shkollat e Athinës. Edhe pse vijnë nga Vatra të ndryshme, ata përfaqësojnë një dukuri, janë mishërimi i dogmës mjekësore, armiq të së resë, tipa të mjekësisë së mbetur prapa kohës. Mendimet e praktikat e tyre janë sa të shkëputura nga jeta e gjallë aq edhe nga arritjet bashkëkohore. Me formimin anadollak e bizantin, më tepër kasapë se sa njerëz të shkencës, ata bien në sy për zvetnim shpirtëror dhe indiferencë intelektuale, për mungesë atdhedashurie e humanizmi.

Kundrejt tyre, doktor Gjëlpëra mban qëndrim armiqësor dhe përbuzës. Ai i demaskon e i stigmatizon ata pa mëshirë, përmes një debati pa kompromis, me anë të ironisë e të sarkazmës, të argumenteve serioze, me ndjenjën e përgjegjësisë qytetare dhe të dinjitetit porofesional. Antiteza, kontrastet flagrante në mendime e arsyetime janë përdorur me mjeshtëri nga ana e autorit.

Në veprën e Konicës bota e vjetër, e cila është zotëruese, karshi asaj që përfaqëson doktor Gjëlpëra, përbëhet përveç dy mjekëve orientalë, dhe nga figura të tjera. Në radhë të parë, këtë e gjejmë te ministri Salemboza. Autori figurën e tij e nxjerr në dritën e realitetit bashkëkohor, si përfaqësues tipik i forcave të prapambetura që drejtojnë fatet e vendit, si tipin e tiranit anadollak, intrigant, dinak e propotent, por dhe të zgjuar dhe të shkathët. Takimet me të janë nga skenat më të goditura, sepse tiparet e kategorisë sociale harmonizohen natyrshëm me cilësitë individuate të karakterit të tij. E parë në konteksin historik, në figurën e Salembozës, Konica ka pasur parasysh prototipin e Ahmet Zogut, natyrën e tij ambicioze e arriviste, rolet negative në ngjarjet politiko- shoqërore të viteve 20. Kjo është arsyeja që emri i Salembozës më vonë u bë proverbial, simbol i komplotistit dhe makiavelistit oriental.

Mjedisi dhe mentaliteti oriental i kryeqytetit shqiptar të kohës nuk do të dilnin aq të plota, pa figurat karakteristike, bile piktoreske do të thoshim të dy agallarëve tiranas, siç janë Muhedin Agai e ZylfikarAgai.

Duke pasur një thelb të përbashkët social, shembëlltyra të parisë tiranike, fanatike e injorante, turçeli në mënyrën e të menduarit e të jetesës, ata dallojnë si karaktere. Muhedin Agai është natyrë arrogante dhe njeri çapraz, kurse Zylfi Agai paraqitet si njeri i patëkeq, naiv, babaxhan. Takimi i doktor Gjëlpërës me këtë të fundit është një nga episodet më të bukura.

Në atmosferën e zymtë të botës shqiptare të kohës, doktor Gjëlpëra do të gjejë, përveç asaj lukunie njerëzish të këqinj, me të cilët do të ndeshet e do t’i stigmatizojë pa mëshirë, dhe njerëz të mirë nga radhët e popullit që do të ngjallin simpatinë e tij. Të tillë si polici i doganës, plaku martaneshas, dy vajzat fshatare, Arifeja, apo qoftë Ali Bibiu, me gjithë njëfarë skepticizmi që ndihet në paraqitjen e tyre, dalin në një dritë të ngrohtë dhe si bartës të vlerave të vërteta njerëzore. Te këta ai gjen virtute, pastërti e bukuri shpirtërore, zakone fisnike, por nga ana tjetër shpreh mendimin se populli është i paditur, i papërpunuar, se ka nevojë të stërvisë shpirtin dhe mendjen. Në njerëzit e thjeshtë doktor Gjëlpëra mbështet qëllimet dhe ëndrrat e tij humane, projekton imazhin e një jete të denjë për ta. Jo rastësisht, duke patur parasysh një traditë të vjetër tiranase, ai sheh te Ali Bibiu njeriun e natyrës, si elementin bazë të mjekësisë moderne.

Tabloja e errët e jetës shqiptare merr dritë dhe kur jepen pamje plot variacione të peizazhit të Tiranës, si qytet i kopshteve, kur flitet për pasuritë dhe bukuritë e natyrës shqiptare, po dhe kur bëhet fjalë për peizazhin e gjallë shpirtëror të popullit, për jetën e virgjër zakonore, për shijen e tij të hollë. Përshkrime dhe fakte të tilla bëjnë kontraste të forta me realitetin shqiptar në përgjithësi dhe përftojnë deri diku nota optimizmi dhe shprese.

“Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit” është një vepër në radhë të parë satirike. Me këtë kemi parasysh sidomos pjesën e dytë, si pjesa kryesore, që ka të bëjë kryesisht me jetën në Shqipëri. Duke e dhënë këtë jetë ashtu siç është, të prapambetur e të varfër, me mendësi dhe praktika anakronike, me probleme të rëndësishme social-ekonomike, ajo është konceptuar dhe përshkruar në rrafsh humoristik, me nota të forta satirike e sarkastike, madje herë-herë dhe me situata groteske. Në përgjithësi mohimi, kundërvënia, gazi shpotitës e therës ishin në natyrën e Konicës, në qëndrimet dhe reagimet e tij veçanërisht shfaqen në veprën e gjerë publicistike. Por kjo përvojë e këto kualitete të humorit konician te “Doktor Gjëlpëra…” do të manifestohen në një shkallë më të lartë, me bukuri e forcë të veçantë, me një vërtetësi tronditëse. Tema e veprës, e ngritur mbi bazën e një sinteze të fuqishme, në mes realitetit të prapambetur shqiptar dhe heroit të përparuar, i japin dorë autorit për një qëndrim ideoemocional mohues e tallës. Prej këndej përfitohet gjithë ajo pasuri e madhe humoristike, që kalon nga ironia e tallja e deri te sarkazma, nga qesëndia e përbuzja deri e satira e rreptë, e te mohimi total e i pamëshirshëm. Konica që ishte ushqyer me traditën e shkëlqyer të satirës franceze dhe kish kaluar vite të tëra në Angli, në atdheun e humorit, duke qenë dhe vetë natyrë ironike e skeptike, njeri tepër inteligjent e i mprehtë, njohës i thellë i botës dhe psikologjisë së vendit të tij, i vënë në raport me jetën dhe njeriun shqiptar, do të krijonte personalitetin e vët artistik si një shkrimtar satirik. Kjo do të mishërohej në mënyrë të plotë dhe brilante te “Doktor Gjëlpëra…” Rrënjët e satirës koniciane te kjo vepër duhen kërkuar te firytna e përgjithshme e saj, te mohimi që i bën botës së vjetër, te kundërvënia dhe mospajtimi i plotë me të. Dhe një gjë e tillë është realizuar kryesisht me anë të heroit, te “Doktor Gjëlpëra”,) o vetëm si bartës i një ideali progresiv dhe liridashës, por dhe si armik i prapambejtjes, i injorancës, i varfërisë, i tiranisë e i hipokrizisë shoqërore. Nëpërmjet doktor Gjëlpërës kontakteve dhe qëndrimeve të tij, lexuesi vihet përballë jetës shqiptare, njerëzve dhe problemeve të saj. Ky ballafaqim bëhet me një gaz plot dritë e hije, nën shigjetat e një satire të hidhur e herë-herë të një sarkazme goditëse e asgjësuese. Në këtë vështrim, vepra është ngjizur, sa mbi skena që zgjojnë buzëqeshje e mendime, aq dhe mbi situata komike, që stigmatizojnë e mohojnë pa mëshirë të keqen dhe çdo gjë të vjetër e anakronike. Nga ana tjetër, satira e Konicës gjen shprehjen e vet në mënyrën si i qaset e i përshkruan dukuritë, si u afrohet dhe i paraqet njerëzit e kategorive të ndryshme shoqërore. Ai nuk e bën këtë në mënyrë të rëndomtë e të drejtpërdrejtë, por me sens e takt artistik, në shfaqjen e vet më karakteristike. Me prirjen e tij satirike heton situatën, kërkon burimin nga mund të përftohet gazi, gjen dhe përdor detajet më të goditura. Le të kujtojmë skena të tilla si ajo e kontrollit mjekësor që i bën Salembozës, vizita në shtëpinë e Zylfikar Agait etj. Mjeshtëria artistike e Konicës duket dhe nga mënyra si i ka ndërtuar debatet doktor Gjëlpëra me dy kolegët e tij në frymën polemike dhe argumentet që përdorin partnerët në diskutim e sipër. Po kështu për shkallën e lartë të satirës flet aftësia plastike e portretizimittë figurave, që mbeten si modele për llojin etyre.

Faik Konica në veprën “Doktor Gjëlpëra…” sjell një kontribut të shquar në pasurimin dhe konsolidimin e realizmit në letërsinë shqiptare. Realizmi i tij paraqet një gamë të gjerë e të larmishme. Në radhë të parë përcaktuese në të është frymëmarrja e thellë satirike, notat e fuqishme sarkastike, gazi shpotitës dhe të tallurit e pamëohirshëm. Të gjitha këto përftohen mbi bazën e një vepre me karakter të theksuar social-politik. Janë problemet e mprehta e komplekse të shoqërisë shqiptare, gjendja e rëndë e vendit, kontradiktat flagrante të kohës. Hapësirat e veprës janë hapësirat e botës shqiptare në vitet 20, ku ndeshet mesjeta me kohët moderne. Doktor Gjëlpëra është njeriu që i shpall lufitë botës së vjetër në emër të idealeve atdhetare e humane. Pavarësisht nga konceptet iluministe dhe rruga e mjetet që ka zgjedhur për t’ia arritur qëllimit, atë e karakterizon vendosmëria dhe patosi, urrejtja ndaj çdo gjëje të prapambetur. Nga ana tjetër, edhe pse në figurën e tij e gjejmë reminishenca autobiografike, sidomos përsa i përket frymës skeptike dhe të ndonjë qëndrimi përbuzës, prapëseprapë mohimi në sensin e vet të shëndoshë, mbetet komponenti kryesor i realizmit të veprës.

Duke qenë se vepra ngeli e pakryer dhe u shkrua e u botua njëkohësisht, pa arritur të shihet tërësia e saj, gjykimi për kompozicionin sigurisht nuk mund të jetë i plotë e i saktë. Siç e thamë më lart, gjithë ajo që ka arritur është vetëm hyrja e një romani të gjatë, që, duke vënë në qendër të tij dramën e Mamurasit, synon të japë jetën shqiptare të viteve 20 në përmasa të gjera. Vetë hyrja për ato ngjarje që ngërthen dhe me personazhet që veprojnë, të lidhura e të kushtëzuara këto nga figura qendrore e doktor Gjelpërës merr konturet e një vepre relativisht më vete.

Si e tillë ajo ndahet qartazi në dy pjesë, pjesa e parë, ku veprimet zhvillohen në vende të huaja dhe pjesa e dytë, që e jep aksionin të lokalizuar, kryesisht në Shqipëri. Kjo e fundit përcakton fytyrën e veprës, jo vetëm se aty konvergjojnë të gjitha idetë e autorit, por edhe se zhvil lohet konflikti kiyesor dhe zbërthehet figura e heroit, ndodhin ndeshje mendimesh e veprimesh, krijohen situata nga më të ndryshmet, dalin në shesh një galeri personazhesh. Duke pasur parasysh veprën e tërë që nuk u krye, mund të themi se autori vetëm sa parashtron subjektin që do të zhvillohet më vonë në një kuadër shumë më të gjerë.

E vërteta është se vepra ashtu siç paraqitet, ka një mbingarkesë të lëndësjetësore dhe shtrirje në kurriz të kompaktë- sisë kompozicionale. Në përgjithësi zotërojnë bisedate përshkrimet dhe kjo ka ngathtësuar aksionin dhe ka ngadalësuar ritmin, dinamikën e brendshme të veprimeve, Prej kësaj vjen herë pas here një lloj proliksiteti dhe nuk mungojnë pasazhe të tëra natyraliste, të cilat padyshim, në qofitë se vepra do të kryhej, do të ishin shmangur gjatë redaktimit përfundimtar nga një mjeshtër si Konica. Por nuk duhet harruar se kjo është prova e parë e tij në fushën e prozës së gjatë. Por dhe në prozën e gjatë do të derdhet begatia, bukuria dhe forca e gjuhës së Konicës. E zhdërvjellët dhe e rrjedhshme, me strukturë e konstrukte thjesht shqipe, me leksik të pasur, proza e tij do të shënojë nivele të reja të prozës sonë letrare. Gjuha shqipe në penën e Konicës, në kuadrin e kësaj vepre do të marrë funksione të admirueshm artistike. Ai do ta shndërrojë atë në një mjet të fuqishëm individualizues. Kësaj here nuk janë vetëm përshkrimet e holla të natyrës apo paraqitjet karakterizuese të mjediseve, s’është vetë skalitësi i porteteve apo mjeshtri i hetimeve psikoiogjike. Funksioni artistik i gjuhës shfaqet veçanërisht në individualizimin e gjuhës së personazheve, në përshtatje me pozitën shoqërore, karakterin dhe nivelin kulturor. Mjafton të kujtojmë për këtë gjuhën plot barbarizma të dr. Emrullahut dhe dr. Dhallës, të Salembozës apo të njerëzve të thjeshtë etj. Vetë gjuha e doktor Gjelpërës është një përputhje në mes pasurisë së mendimeve dhe begatisë e forcës që gjen fjala shqipe tek ai.

Magjia e gjuhës koniciane do të përftohet dhe në stilin e prozës së tij të gjatë. Edhe këtu ai zbatoi parimin e lakonizmit, larg fjalfomanisë, duke synuar saktësinë dhe hijeshinë. I thjeshtë, me njëthjeshtësi sugjestive, i natyrshëm e i vetvetishëm, me një harmoni të brendshme të tingujve e të ijalëve plot finesë dhe elegancë, duke parapëlqyer fjalinë e shkurtër, stili i tij do të bartë ngarkesa të pasura emocionale e semantike. I gjendur para detyrës së përshkrimit të një realiteti të gjerë e me ngjyra nga më të ndryshmet, stili i Konicës te “Doktor Gjëlpëra… “do të fitojë cilësi të reja. Muzikës së ëmbël dhe toneve të buta të prozës së shkurtër, në këtë vepër do t’u shtohen nota e tinguj të një natyre më realiste, me vrulle të fuqishme dhe të rrepta. Lënda e pasur jetësore, situatat komplekse do të gjenin shprehje dhe në variacionet e reja stilistike.

S’ka dyshim se vepra e Faik Konicës u takon vlerave të shquara të trashëgimisë sonë letrare. Në penën e tij magjistare fjala shqipe njohu forcë e bukuri të rrallë. Arti dhe horizonti estetik shqiptar do t’i detyrohen në një shkallë të madhe këtij personaliteti të fuqishëm krijues dhe erudit. Nga kjo pikëpamje, në disa drejtime ai qëndronte më përpara se koha e tij. Ai ishte për një art të madh, kish kërkesatë larta ndaj letërsisë kombëtare, synonte drejt shtigjeve të pashkelura. Kuota nga e cila vështronte Konica ishte kuotë evropiane. Edhe dialogu i tij në art ishte në këta kufij. Një njeri erudit dhe i emancipuar si Konica, nuk mund të pajtohej me faktin që kultura jonë, duke qenë pjesë e kulturës evropiane. të mbetej larg proceseve të saj emancipuese. Kjo e mundontë, e revoltonte, e bënte deri diku të distancohej dhe të mos kuptohej, të hynte, bile në njëfarë mënyre në konflikt me kohën e tij.

Koha jonë, si kohë e integrimit të Shqipërisë në proceset e përparuara evropiane, sheh te Konica pararendësin dhe flamurtarin e hershëm të një letërsie të emancipuar. Kjo është arsyeja që vepra e tij merr një tingëilim të fuqishëm aktual dhe vetë Konica ndihet. i pranishëm në mes nesh, më shumë se asnjëherë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews