Ballina Bota Pas 161 vitesh, gazeta amerikane printon numrin e saj të fundit

Pas 161 vitesh, gazeta amerikane printon numrin e saj të fundit

Një nga gazetat më jetëgjatë në Kaliforni ka printuar sot numrin e fundit, duke i dhënë fund 161 viteve të botimit të lajmeve për San Francisco-n.

Redaktori i “The News Gazette” tha se nuk është i sigurt që pas ndalimit të printit, gazeta do të vijojë të publikojë lajme “online” për rreth 40,000 lexuesit e saj.

News-Gazette u themelua në vitin 1858 dhe në vitin 1906 u bashkua me një gazetë tjetër lokale. Ajo kishte rreth 50 punonjës por financimi për shkak të mungesës së reklamave po bëhej gjithnjë e më i vështirë, raporton AP.

Zyrtari amerikan i Sierra Country, Lee Adams tha se “është vërtetë e trishtë të shikosh zhdukjen e asaj që tashmë është më tepër se një gazetë, është një institucion”.