Ballina Aktualitet Operacion i gjerë policor në 34 lokacione në Shkup (VIDEO+FOTO)

Operacion i gjerë policor në 34 lokacione në Shkup (VIDEO+FOTO)

Gjatë një aksi*oni policor në 34 lokacione në territorin e Shkupit, janë arre*stuar së paku 10 persona nën dyshimet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, rrezikim të personit zyrtar, tra*fikim të paligjshëm të lëndëve nar*kotike, si dhe mbajtje dhe prodhimi i paligjshëm i ar*mëve. Sipas MPB-së disa nga të arre*stuarit dyshohen edhe për përfshirje në të shtënat e disa ditëve më parë në “ Aleksandar Palace”. Megjithatë policia dështoi të kap grupin që hapi zj*arr. 3 pjesëtarët e ndaluar për këtë rast nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me të sht*ënat në Aleksandar Pallas. Edhe pse policia kishte ngritur gjithë makinerinë e rëndë të saj, autorët e të shtë*nave vazhdojnë të jenë të lirë pasi gjatë bas*tisjes nëpër shtëpitë e tyre ata nuk kanë qenë aty.

“Para dhe gjatë aksionit, për dyshime për përfshirje në vepra penale janë arrestuar fillimisht 10 persona. Gjithashtu gjatë ndërmarrjes së masave plotësuese para aksionit, gjatë natës së kaluar rreth orës 21:20 në rrugën “Jadranska” nga liria është privuar personi me inicialet I.S. 27 vjeçar nga fshati Krushopek i cili kërkohej me flet-arrest për vuajtjen e dënimit me bu*rg. Po ashtu mbrëmë nga nëpunës policor është kapur dhe arrestuar edhe personi I.S. 27 nga Shkupi tek i cili paraprakisht në shtëpinë e tij në rrugën “Rilindja maqedonase” janë gjetur 1.5 kilogram mari*huanë– deklaroi Suzana Pranjiq -Talevska, MPB.

Në mesin e të arrestuarve në aks*ionin e gjerë policor janë personat me inicialet QL, ML dhe FL, ndërsa bastisje është kryer në shtëpitë e personave me inicialet ZL, AL, SHM, SL, VL dhe BL. Aksionet e policisë u zhvilluan në Gërçec, Qendër, Haraçinë, Gjorçe Petrov, Butel, Studeniçan, ndërsa janë sekuestruar motoçikleta, jelekë antipl*umb, pis*toleta, pus*hkë, plu*mba të kalibrave të ndryshëm, pajisje për vëzhgim, dr*ogë dhe sende të tjera.

VIDEO bonus: Tërmeti në Shqipëri VIDEO nga Tetova: MOTI: PUBLICITET: PUBLICITET:
Loading...