Ballina Bota Njëra pas tjetrës, pamjet mahnitëse si rrëzohen kullat e termocentralit në Angli...

Njëra pas tjetrës, pamjet mahnitëse si rrëzohen kullat e termocentralit në Angli (Video)

Katër kulla ftohëse u rrëzuan si pjesë e një shkatërrimi të kontrolluar të një termocentrali në Ironbridge, Angli.

Kullat u rrënuan në orën 11 të mëngjesit të së premtes, konfirmoi kompania përgjegjëse për prishjen dhe rizhvillimin e zonës.

Stacioni i energjisë Ironbridge u ndërtua në vitin 1963 para se të pushonte prodhimin e energjisë elektrike në 2015, tha drejtori i kompanisë.

Në vitin 2012, ajo u shndërrua duke u kthyer në vend për prodhimin e thëngjillit, raportoi agjensia e lajmeve ‘Reuters’.

Sidoqoftë, pavarësisht shndërrimit, ligjet e ndotjes së Bashkimit Evropian kërkuan që uzina të pushonte së funksionuari kur arriti në një numër të caktuar orësh pune.

Kompani shpreson të ndërtojë rreth 1.000 shtëpi të reja banimi në zonë si dhe lehtësira për komunitetin, përfshirë një shkollë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews