Ballina Kronika Një person nga Kamjani mashtron banorin e Sanakosit, i premton punësim të...

Një person nga Kamjani mashtron banorin e Sanakosit, i premton punësim të djalit në një ndërmarrje publike

Një 58-vjeçar nga fshati Sanakos i Komunës së Vrapçishtit ka rënë pre e një mashtrimi. Një person nga Kamjani i Komunës së Bogovinës i premton punësimin e djalit në një ndërmarrje publike duke ia marrë një sasi parash, transmeton Tetova News sipas njoftimit të SPB- Tetovë

Ja njoftimi i plotë i SPB- Tetovë:

Dje (2 dhjetor), rreth orës 16 e 40 minuta, 58-vjeçari R.Sh., nga fshati Sanakos i Gostivarit, në SPB- Tetovës ka denoncuar se në muajin tetor dhe nëntor të këtij viti, ka qenë i mashtruar nga 45-vjeçari S.R. nga fshati Kamjan i Tetovës.

Sipas raportimit, S.R. rrejshëm është prezantuar, dhe i ka premtuar se do ta ndihmojë që ta punësojë djalin e tij në një ndërmarrje publike, kështu që për këtë shërbim nga denoncuesi ka kërkuar dhe ka marrrë në shumë të caktuar të parave.

Merren masat dhe aktivitetet për zbardhjen e rastit./TetovaNews

VIDEO bonus:

VIDEO bonus:

VIDEO bonus:
Loading...