Ballina Sport Në ishull të bindur, Anglia favorite për të fituar Euro 2020

Në ishull të bindur, Anglia favorite për të fituar Euro 2020

Si gjithmonë para fillimit të një kompeticioni madhor në rang kombëtaresh, populli britanik ka një shpresë të madhe për kombëtaren e tyre dhe Anglia konsiderohet gjithmonë favorite. Në Botërorin e 2018, “Tre Luanët” shkuan deri në gjysmëfinale, ku u mposhtën nga Kroacia në shtesë me rezultatin 1-2.

Shorti i Euro 2020 u hodh sot dhe ishte me të vertetë favorizes për të besuarit e Gareth Southgate. Në Grupin D, Anglia do të ketë Kroacinë, Republikën e Çekisë dhe një nga katër skuadrat që do të kualifikohet nga Play-Off (UEFA Nations League).

Menjëherë pas hedhjes së shortit, janë publikuar dhe disa koefiçentë se kush nga kombëtaret shihet si e favorizuar për t’i shkuar deri në fund këtij europiani. Dhe pa asnjë surprizë, Anglia ka koefiçentin më favorizues (5), ndjekur nga Franca me koefiçent 5.5 (11/2) dhe Belgjika me koefiçent 6. Koefiçentët janë marrë nga ODDSBible./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews