Ballina Kronika Ndodh në Tiranë/ Bie nga pallati, i shpëton jetën tenda! (VIDEO)

Ndodh në Tiranë/ Bie nga pallati, i shpëton jetën tenda! (VIDEO)

“Jetëgjati, nuk bëhet jetëshkurtër”, thotë populli. Një burrë i moshuar ka rënë nga pallati në zonën e Astirit në Tiranë sot rreth orës 15:00, por pavarësisht kësaj, nuk ka pësuar dëmtime të rënda.

Duket se shkak për këtë është bërë një tendë, e cila ka “amortizuar” rënien e lirë të të moshuarit, duke i shpëtuar siç duket edhe jetën.

ABC News që publikoi dhe një video nga vendngjarja, tha se burri është i vetëdijshëm dhe pa probleme të mëdha, ndërsa policia sqaroi se menjëherë pas incidentit, i moshuari është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Loading...